TIRANE - Qytetarë të shumë janë bërë “pre” e rrëshqitjeve në sipërfaqet e akullta të rrugës që janë shkaktuar si pasojë e temperaturave të ulëta. Veçanërisht në qytetin e Korçës, rastet e personave të dëmtuar kanë shkuar me qindra, disa me lëndime të lehta e disa me fraktura.
Korçë, akulli paralizon qytetarët 964 vetë fraktura nga rrëshqitjet
Por si mund t’i shmangim rrëzimet nga ngricat përmes disa teknikave? Fillimisht është shumë e rëndësishme që këpucët tuaja të jenë prej gome. Mbajta e këpucëve me taka nga gratë shton rrezikun duke favorizuar rrëshqitjet. Mënyra se si ecim në një sipërfaqe me akull luan një rol të veçantë. Ajo që këshillohet është e thjeshtë, imitoni pinguinët. Pra hapi juaj të jetë sa gjerësia e legenit. Teknika e të ecurit prej pinguini kërkon që peshën e trupituaj ta përqendroni në këmbën që hidhni përpara. Ndodh që ju të rrëzoheni, nëse pesha e trupit tuaj përqendrohet, ashtu si rëndom kur ecim normalisht, në mes të këmbëve tona.

Një tjetër element i rëndësishëm për të shmangur rrëshqitjet është veshja, duhen shmangur veshjet e ngushta , si pantallonat apo fundet që nuk lejojnë lirshmëri në lëvizje. Ndërsa për pjesën e sipërme të trupit është mirë që rrobat të jenë të ngushta, në mënyrë që të kufizojnë lëvizshmërinë e krahëve dhe rrotacionin e trungut.
Këshillohet po ashtu që trupi të jetë i lirë, pa pesha.
Por sipërfaqja e rrugës nuk bëhet të rrëshqitshme vetëm nga ngricat. Edhe gjethet e rëna të cilat janë në gjendje kalbëzimi duke u bashkuar në terren me lagështirën dhe forcën e fërkimit, bëjnë që të jemi më të prekshëm nga rrëshqitja. Një tjetër faktor që nuk duhet neglizhuar është moti i lagësht. Është mirë që në një kohë të tillë që gjithkush të mos nxitojë, pasi është në dëmin e secilit prej këmbësorëve. Po kështu edhe mbrëmja, kur faktori i rënies së dritës, ndihmon në mospasjen e vëmendjes dhe shtimin e mundësisë për të rrëshqitur.
Keshillat
Vishni këpucë gome
Shmangni këpucët me taka
Ecja: Hapi duhet të jetë sa gjerësia e legenit
Ecni me hap mesatar
Mos vishni pantallona të ngushta që kufizojnë lëvizjen
Për femrat: shmangni fundet e ngushta
Mirë është që trupi të jetë i lirë, pa çantë, pa peshë
Rrobat për pjesën e sipërme të jenë të ngushta, në mënyrë që të kufizojnë lëvizshmërinë e krahëve dhe rrotacionin e trungut.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Korçë, akulli paralizon qytetarët 964 vetë fraktura nga rrëshqitjetPor si mund t’i shmangim rrëzimet nga ngricat përmes disa teknikave? Fillimisht është shumë e rëndësishme që këpucët tuaja të jenë prej gome. Mbajta e këpucëve me taka nga gratë shton rrezikun duke favorizuar rrëshqitjet. Mënyra se si ecim në një sipërfaqe me akull luan një rol të veçantë. Ajo që këshillohet është e thjeshtë, imitoni pinguinët. Pra hapi juaj të jetë sa gjerësia e legenit. Teknika e të ecurit prej pinguini kërkon që peshën e trupituaj ta përqendroni në këmbën që hidhni përpara. Ndodh që ju të rrëzoheni, nëse pesha e trupit tuaj përqendrohet, ashtu si rëndom kur ecim normalisht, në mes të këmbëve tona.