Disa këshilla si të pengoni ndikimin negativ të mendimeve në karrierën tuaj

Disa këshilla si të pengoni ndikimin negativ të mendimeve në karrierën tuaj

Foto Ilustruese

Mendimet negative jo vetëm që ndikojnë negativisht në gjendjen tuaj mendore, por edhe në shëndetin tuaj, mirëpo çojnë edhe në rezultate dhe situata negative. Këto këshilla do t’ju ndihmojnë që më në fund të dilni nga rrethi magjik.

Mos i bëni presion vetes

Nëse vazhdimisht do të prisni nga vetja maksimumin dhe do të sforconi veten nëpërmjet mundësive vetjake, shanset janë të mëdha që ju kurrë nuk do të jeni të kënaqur as me jetën tuaj dhe as me karrierën tuaj. Rraskapitja dhe anksioziteti vërtet nuk do t’ju çojnë askund. Nëse keni ndonjë qëllim konkret, përmbajuni sepse do t’ju ndihmojë të qëndroni pozitiv.

Inkurajojeni veten

A e keni ditur që vetvetes mund t’i ofroni motivim? E gjitha është çështje dëshire. Bëhuni të guximshëm dhe këmbëngulës, thoni vetes që jeni i mirë në atë që bëni dhe se një ditë do ta realizoni ëndrrën tuaj.

Forcojeni vetëbesimin

Shkaktari më i madh i negativitetit është mungesa e vetëbesimit. Nëse keni vetëm ndjenja negative kur mendoni për karrierën tuaj, ndryshojeni këtë mendim. Mos humbni përqendrimin, orientoni vëmendjen drejt qëllimit dhe mësoni të gjitha.

Shmangni garën

Nëse vazhdimisht do të mendoni për karrierën, rrezikoni të zvogëloni efikasitetin tuaj në punë. Shmangni garën, nëse vërtet jeni të zellshëm dhe të talentuar, suksesi nuk do t’ju anashkalojë. Është shumë me rëndësi të jeni të përqendruar në obligimet angazhimet aktuale, sesa në të ardhmen.

Mos i kopjoni të tjerët

Mos provoni të bëni punët ashtu siç i bëjnë të tjerët, sepse do të jeni nën presion. Bëhuni ai/ajo që jeni, mos i përfillni të tjerët dhe bëni punën tuaj ashtu siç ju pëlqen dhe ashtu siç mendoni se do të duhej ta bëni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës