Data 14 prilli 1912 na kujton natën e fundit të anijes gjigande Titanik.
Ajo ishte një mbrëmje e qetë dhe e përshtatshme për të udhëtuar, por askush nuk do ta mendonte se do të kthehej në një natë tmerri.
Anija u nis nga Southampton i Anglisë për në New York, por anija u përplas me një ajsberg gjigand.
Në bordin e anijes ishin 2.224 pasagjerë, ku vetëm 900 prej tyre shpëtuan.
Në ekuipazh ndodheshin njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar, që shpresonin të fillonin një jetë të re në Amerikë..
Me zhytjen e Titanikut pati edhe mbi 5.500 objekte, të cilat janë gjetur nga zhytësit.
Çdo objekt është një histori më vetë, edhe pse shumë pak prej tyre janë zbuluar.
1. Një kapelë ka mbërritur deri në ditët tona, e përbërë kryesisht nga mëndafshi nga një dyqan luksoz i klasit të lartë i quajtur Herbert Johnson, nga Bond St në Londër. Mendohet se i përkiste një personi të rangut të lartë.
2. Letra bixhozi, një fyell dhe disa letra dashurie janë sendet e gjetura në një valixhe që i përkiste një tapiceri të quajtur Howard Irwin.
Letrat e dashurisë ai ia kushtonte një gruaje të quajtur Pearl. Zbuluesit gjurmuan familjen e vajzës dhe gjetën se ai kishte hyrë ilegalisht në anije.
3. Është gjetur një kapelë e bardhë që i përkiste një prej shërbyesve të kuzhinës në bord ku shkruante Hine, ku më pas u zbulua se i përkiste William Hine, pasticier në Londër.
4. Një këpucë e vetme për burra që vishej në raste zyrtare dhe i përkiste 17-vjeçarit Edgar Samuel Andrew.
Ai fillimisht kishte rezervuar për të udhëtuar në anijen “The Oceanic”, por kur aty filloi një grevë ai vendosi të udhëtonte me Titanikun fatkeq.
5. Janë gjetur dokumente brenda një çante, ku u zbuluan se çifti George Rosenshine dhe Gertrude Maybelle udhëtonin nëpër botë dhe kishin mashtruar për martesën e tyre.
6. Një çantë me lëkurë aligatori është gjetur dhe i përkiste një gruaje britanike e quajtur Marion Meanwell.