‘Disa njerëz bërtisnin; bombë, bombë’, pasagjeri po kryente veprime të çuditshme në bord, aeroplani në New York bën ulje emergjente

‘Disa njerëz bërtisnin; bombë, bombë’, pasagjeri po kryente veprime të çuditshme në bord, aeroplani në New York bën ulje emergjente

Avioni bën ulje emergjente

Një situatë paniku dhe konfuzioni ka ndodhur në bordin e një aeroplani në fluturim në SHBA, i cili u detyrua të bënte ulje emergjente, në Aeroportin LaGuardia të New Yorkut

 Kjo pasi udhëtarët në bordin e American Eagle Flight 4817 kishin raportuar "sjellje të dyshimtë dhe të çrregullt" nga një pasagjer, i cili u shoqërua nga policia, menjëherë pas uljes së avionit.

Por autoritetet njoftuan të Dielën se personi nuk ishte i akuzuar dhe përcaktuan se nuk kishte kriminalitet. Hetuesit me FBI dhe Autoritetin Portual të Nju Jorkut dhe New Jersey e karakterizuan incidentin si një "keqkuptim".

‘Disa njerëz bërtisnin," bombë ". Disa të tjerë, "zjarr", çdo gjë ishte shumë e paqartë se çfarë po ndodhet. Shumica e njerëzve thjesht po thoshin, 'Vrapo. Vrapo',’ tha Abigal Kunkle, një pasagjer në bordin e fluturimit.

Aeroplani u evakuua dhe videoja e postuar në mediat sociale tregoi një burrë më duar pas koke poshtë në asfaltin e pistës, ndërsa një palë e personelit e neutralizoi. Burri nuk dukej se po rezistonte.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt