Protesta kundër rritjes së çmimeve në Shkodër zgjat vetëm 15 minuta, qytetarët: Kriza nuk menaxhohet me propagandë

Vetëm 15 minuta zgjati protesta e disa qytetarëve në Shkodër, kundër rritjes së çmimeve. Ata i konsiderojnë masat e deklarua nga kryeministri për përballimin e krizës si propagandë.

"Kjo krizë nuk menaxhohet vetëm me propagandë. Luftë na thoshte për tërmetin, luftë pandemia, tani lufta në Ukrainë... Po mashtron popullin. I bëj thirrje mos u tallë me protestuesit, të çosh çmimin e naftës 217 lekë, është tallje, çmimet në markete nuk kanë lëvizur fare, çdo produkti i është rritur çmimi, vetëm rrogat nuk rriten. Në Tiranë do bëhet koncert sot, koncert në kohë krize. Kryeministri e quan protestën turp kombëtar se ashtu quan çdo kërkesë që i bëhet atij. Nuk është turp koncerti, nuk është turp kur ministrja thotë mua më duhet makina, por qytetarët të ecin në këmbë. Kjo është propagandë jo menaxhim. Ajo që bën kryeministri me këto bordet është që të përçajë protestat, pro ne do të vazhdojmë", shprehet një prej protestuesve.


Lajmi kryesor:

Rritja e çmimeve/ Protestë para Kryeministrisë për të gjashtën ditë radhazi, pjesëmarrje e ulët! Momenti i tensionit me studenten që foli mirë për Qeverinë (VIDEO)


/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja