TIRANË- Për të gjashtën ditë radhazi qytetarët protestuan për dy orë duke kundërshtuar rritjen e çmimeve. Fillimisht ata u mblodhën në sheshin ‘Skëndërbej’ dhe marshuan deri tek kryeministria. Në krahasim me ditët e tjera, numri i protestuesve është relativisht i ulët.
Ndërkohë kësaj proteste nuk i janë bashkuar qytetet e tjera, në krahasim me radhët e tjera. Vetëm qytetarët e Shkodrës protestuan për vetëm 15 minuta.
“Çdo ditë pasuronte të vetët, sot i keni ndryshuar axhendën, sot e shikoni të komunikojë çdo ditë me qytetarët, nuk kishte nge ta bënte më para. Një krye që refuzoi 6 ditë më parë ta njihte krizën, vetëm kur ju pa ju u kujtua se duhej të kujdesej për të mbajtur karrigen. Çfarëdo që iu ka dhënë deri më tani, ja keni marrë ju, nuk ua ka dhënë, ua keni marrë ju. A e kuptoni me çfarë do të na gënjejë. U ka dhënë 30 mijë lekë pensionistëve me 150 mijë lek pension. Kjo protestë nuk është frikë, kjo protestë është martonë, është qëndresë. Ne nuk shkulemi pa fituar dinjitetin, pa parë çmimet të bien”, tha një protestues.
“Një njeri që nuk ka protestuar që nuk ka luftuar që nuk ka dashuruar qoftë edhe njëherë të vetme ai njeri nuk ka jetuar. Duhet ët kuptojmë se është obligim të luftojmë për pasardhësit tanë. Ne si qytetarë duhet të kuptojmë që një pakicë oligarkësh kurrë nuk mund të zotërojnë gjithçka. Ne nuk duhet të ndalemi përderisa çdo ditë të rinjtë largohen nga ky vend. Është detyrim i joni të protestojmë. Ne jemi në krizë se qeveria dhe oligarkët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin”, tha një i ri.
Protestuesit i kanë parashtruar kryeministrit Edi Rama tre kërkesat e tyre: anulim i përhershëm për taksën e qarkullimin, pezullim i përkohshëm i akcizës për karburantet deri në përfundim të krizës, miratimi i ligjit për minimumin jetik. Ata thonë se Rama duhet t’i plotësojë këto kërkesa brenda javës ose në të kundërt nuk do tërhiqen nga protestat.
“Kërkojmë: anulim i përhershëm për taksën e qarkullimin, pezullim i përkohshëm i akcizës për karburantet deri në përfundim të krizës, miratimi i ligjit për minimumin jetik, afati i realizimit në fund të kësaj jave. Mos realizimi i këtyre konverton kërkesat në një dorëheqje nga ana e Ramës dhe hapja e garës brenda PS për kryeministër të ri. I ftoj shqiptarët të bashkohen në çdo shesh. Shoferët të mos mërziten për 1 orë bllokim të qarkullimit. Imagjinoni si janë protestat në vende të tjera. Çfarë proteste paqësore të tjera doni, me lule?”
Protestuesit kanë paralajmëruar sërish ditën e nesërme protestë në orën 11:00.
Që prej fillimit të luftës në Ukrainë, në vendin tonë është vënë re një rritje e shpejtë e çmimeve të produkteve të shportës dhe çmimit të naftës. Ndërkohë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka vendosur se çmimi i naftës deri më 15 mars do të jetë 217 lekë për litër.
Protestuesit i kanë ndërprerë fjalën një vajze që po fliste gjatë protestës që u zhvillua në përpara kryeministrisë. Gjatë fjalës së saj e reja tha se kryeministri ka të merita në ngritjen e Shqipërisë, por kjo deklaratë ka revoltuar protestuesit, të cilët ia kanë hequr mikrofonin nga dora.
“Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar ditën e verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua ti bëj një kërkesë kryeministrit. Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falënderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pa ndalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”, u shpreh protestuesja.
Report Tv sjell pamje me dron nga protesta që po zhvillohet përballë kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Numri i pjesëmarrësve ditën e sotme është i ulët.
Vetëm 15 minuta zgjati protesta e disa qytetarëve në Shkodër, kundër rritjes së çmimeve. Ata i konsiderojnë masat e deklarua nga kryeministri për përballimin e krizës si propagandë.
"Kjo krizë nuk menaxhohet vetëm me propagandë. Luftë na thoshte për tërmetin, luftë pandemia, tani lufta në Ukrainë... Po mashtron popullin. I bëj thirrje mos u tallë me protestuesit, të çosh çmimin e naftës 217 lekë, është tallje, çmimet në markete nuk kanë lëvizur fare, çdo produkti i është rritur çmimi, vetëm rrogat nuk rriten. Në Tiranë do bëhet koncert sot, koncert në kohë krize. Kryeministri e quan protestën turp kombëtar se ashtu quan çdo kërkesë që i bëhet atij. Nuk është turp koncerti, nuk është turp kur ministrja thotë mua më duhet makina, por qytetarët të ecin në këmbë. Kjo është propagandë jo menaxhim. Ajo që bën kryeministri me këto bordet është që të përçajë protestat, pro ne do të vazhdojmë", shprehet një prej protestuesve.
protesta ben mire. dhe atij qe thot kurr si ul taksen karburatit i kujtoj ate shprehjen kurr mos thuaj kurre.... stu dhims fare firma mbi kontratat koncesjon.... su kujtove kurr te kontrollosh koncesjonet para teje....shteti esht rregullator na sherbe ne dit te keqe e boll bere xhandarin....
PërgjigjuE ka futur nje grep çorapekuqi...
Përgjigju