Shumë lagje në kryeqytetin e Francës, Paris, kanë mbetur në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të një defekti në transformatorin 'Enedis', raportojnë mediat e huaja.
Sipas lajmit të BFMTV të cilin e bazon tek "Enedis", e cila është institucioni përgjegjës për infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e linjave elektrike, shumë rrugë në zonat 1, 3, 4 dhe 5 të Parisit u prekën nga ndërprerja e energjisë elektrike rreth orës 23:00 me orën lokale dhe se zona qëndrore e Parisit mbeti në errësirë.
Kryetari i Bashkisë qendrore të Parisit, Ariel Weil në një postim në Twitter në orën 22:42 me orën lokale tha se në zonat 4 dhe 5 të Parisit ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve "Franceinfo", zjarrfikësit e Parisit konfirmuan se qytetarët kontaktuan me ta për shkak të ndërprerjeve të energjisë në 4 zona dhe se kjo duket se ka lidhje me një defekt në transformatorin e "Enedis". Zjarrfikësit e Parisit raportuan se gjithçka do rregullohet dhe situata në Paris do të stabilizohet përsa i përket energjisë elektrike.