Disa zyrtarë të qeverisë të zgjohen nga gjumi!

Disa zyrtarë të qeverisë të zgjohen nga gjumi!

Flamuri i Kosovës

Disa zyrtarë të qeverisë të zgjohen nga gjumi! Dihet tashmë se refuzimi i Francës për t'ia hequr vizat qytetarëve të Kosovës është padrejtësi.

Por si përherë e vërteta ka shumë shtresa. Në dekadën e fundit mijëra shtetas të Kosovës kanë kërkuar azil në Francë. Ka të tillë që kanë ikur në Francë për trajtim shëndetësor. Ka të tillë që punojnë ilegalisht. Ka të tillë që qëndrojnë ilegalisht. Ka të tillë që me histori të shpikura përpiqen të marrin azil në Francë. Ka të tillë që thonë se kanë ikur për arsye politike, por në fakt janë refugjatë ekonomikë, pa të drejtë për azil. Ka të tillë që janë barrë e sistemit social francez.

Ministria e Brendshme e Francës thotë se ka shifra alarmante. Dhe ankohet se autoritetet e Kosovës prej vitesh nuk po bashkëpunojnë për zgjidhjen e këtyre problemeve. Së paku jo sa duhet. Ka ankesa që shifrat që kanë ardhur nga Ministria e Brendshme në Prishtinë nuk përputhen askund me shifrat e palës franceze.

Çka duhet të bëhet?

Qeveria do të duhej të emëronte një të ngarkuar të posaçëm, i cili merret me skenimin e situatës, detektimin e problemeve dhe përpilimin e një programi për zgjidhjen urgjente të krejt kërkesave franceze. Ministri i Brendshëm duhet të kryejë punë konkrete në këtë drejtim. Kryeministri duhet të bëjë çmos të heq rezervat që i ka Franca.

Si bëhet kjo? Duke iu përgjigjur çdo kërkese franceze dhe duke u kujdesur që ato kërkesa, për aq sa janë të arsyeshme, të zbatohen menjëherë nga burokracia kosovare. Gatishmëria e Kosovës për të kthyer qytetarët e saj që nuk kanë marrë azil në Francë duhet të jetë e përhershme, madje duhet të punohet 24 orë për këtë. Prej asnjë zyrtari të qeverisë dhe të VV-së askush nuk pret që ta lumturojnë botën me fjalime për Revolucionin Francez. Thjeshtë prej tyre kërkohet PUNË. Dhe jo fjalime!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin