Partizani humbi sot 3-1 me Vllazninë në transfertë në fazën çerekfinale në Kupën e Shqipërisë. Humbja e radhës për "Demat" ka sjellë edhe takimin urgjent të drejtuesve me trajnerin Giovanni Colella. Duket se italiani i stolit të Partizanit po mendon largimin pas humbjes në Shkodër.
Pas ndeshjes ka patur një takim në ambientet e stadiumit "Loro Boriçi" mes teknikut italian dhe drejtuesve të Partizanit, Olsi Rama dhe Elton Marini. Vihet në pikëpyetje ecuria e mëtejshme e Colellas në krye të pankinës së Partizanit. Tekniku italian po mediton dorëheqjen dhe mund të mungojë në derbin e së hënës ndaj Tiranës. Colella po mendon seriozisht largimin nga pankina e të kuqve dhe në orët e ardhshme mund të vijë edhe zyrtarizimi.
Po PSE se mendove me par mer .Tani as Tani we vajti te dinamo e as shpetim duro te struga ska me te lir.
Përgjigju