Disiplina/ 95 vendime për javën e fundit të futbollit, pezullohet zyrtari i Kukësit! 'Masakrohet' Flamurtari

Disiplina/ 95 vendime për javën e fundit të futbollit, pezullohet zyrtari i Kukësit! 'Masakrohet' Flamurtari

Disiplina

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet e fundit në lidhje me javën e kaluar në futbollin shqiptar. Për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushën e lojës, Kukësi është dënuar me gjobë, teksa zyrtari i verilindorëve, Naim Halili është pezulluar me pesë ndeshje nga aktiviteti.

Dënime edhe për Flamurtarin në Kategorinë e Parë. Gjobë 50 mijë lekë e aplikeshme 50 përqind dhe dy zyrtarë të pezulluar. Kujtojmë se vlonjatët u ankuan për gjykimin në sfidën e barazuar 1-1 në Elbasan, ndërsa në Vlorë këtë të premte u zhvillua edhe një mbledhje për të ardhmen dhe rrugën që do ndjekë klubi.

Ndërkohë, Flamurtari i futbollit të sallës është dënuar me katër ndeshje pa tifozë dhe në fushë asnjëanëse, pas dhunës së shkaktuar nga tifozët në ndeshjen kundër Vllaznisë. Humbje në tavolinë dhe një gjobë e reduktuar për vlonjatët.

"Flamurtari FC Futsal, për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të KF Vllaznia Futsal, duke sjellë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 6/3/d, 8/1, 16/1 dhe 17/1/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse. Në zbatim të nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%", thuhet në njoftim.

Duket se Disiplina ka pasur punë këtë javë, teksa në mbledhjen e fundit janë 95 vendime të dhëna.

Vendimet:

1.FK Kukesi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe hyrjen e spektatorëve në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/a dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

2. Zyrtari i FK Kukesi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

5. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

6. Zyrtari i Flamurtari FC, Erion Dine, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti

7. Zyrtari i Flamurtari FC, Andi Ribaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Zyrtari i KF Tirana U-19, Gazmend Xhepa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

9. AF Elbasani U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Abissnet Superiore U-21, kunder FK Kukesi U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

10. Zyrtari i KF Vllaznia U-15, Denis Zmijani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

11. Flamurtari FC Futsal, për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të KF Vllaznia Futsal, duke sjellë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 6/3/d, 8/1, 16/1 dhe 17/1/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse.

Në zbatim të nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

Vendimet e plota i gjeni KËTU:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb