Disiplina dënon Erzenin, Turbinën
Lushnjen, Tërbunin dhe Besëlidhjen

Disiplina dënon Erzenin, Turbinën<br />Lushnjen, Tërbunin dhe Besëlidhjen
Komisioni i Disiplinës zyrtarizon mbijetesën e Besës në Kategorinë e Parë, pasi për braktisje të fushës ka dënuar Turbinën me humbjen e ndeshjes në tavolinë 3-0 dhe zbritjen e 3 pikëve në renditje. Komisioni thekson se shkeljet disiplinore të ndeshjes Besa-Turbina do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme.

Për sjelljen e gabuar të tifozerisë janë dënuar edhe Tërbuni me Besëlidhjen me nga 100 mijë Lekë. Edhe në ndeshjen tjetër finale për ngjitjen në Superiore është dënuar Lushnja, ndërsa ka shpëtuar Bylisi. Në finalen e “Play-Out” mes Erzenit dhe Tomorit ndodhën disa incidente, Disiplina vendosi që për sjelljen e gabuar të tifozëve të dënojë ekipin e Erzenit me 5 mijë Lekë.

Vendimet e Plota


1.KF “Beslidhja”, per per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohen me gjobe me vlere 10.000(dhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 dhe 136/2.a te KDS.

2.KF “Terbuni”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohen me gjobe me vlere 10.000(dhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 dhe 136/1.a te KDS.
3.KF “Lushnja”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohen me gjobe me vlere 10.000(dhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 dhe 136/1.a te KDS.

4.KF “Erzeni”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohen me gjobe me vlere 5.000(pesemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 dhe 136/2.a te KDS.
5.KF “Vlora” U-19, per braktisje te ndeshjes me KF “Vllaznia” U-19, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikeve nga klasifikimi, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.

6.Lojtari i KF “Tirana” U-19, Albi Doka, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar dhe ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d dhe 49/1.a te KDS.
7.KF “Vllaznimi” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Shkendia Dr” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.

8.Zyrtari i KF “Brians”, Gjergj Filipi, per sjellje jo sportive dhe ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.
9.KF “Kastrioti” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Beslidhja” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.


10.KF “Kastrioti” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Internacional” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
11.KF “Beslidhja” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Shkendia B Tr” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.

12.KF “Shkodra” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Kukesi” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
13.KF “Vllaznimi” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Burreli” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.

14.KF “Butrinit” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Apollonia” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.

15.KF “Alpetrol” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Tomorri” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
16.KF “Turbina” , per braktisje te ndeshjes me KF “Besa”, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe i zbriten 3(tre) pike nga klasifikimi i sezonit 2015-2016 , bazuar ne nenin 55/1 te KDS. Shkeljet disiplinore te kesaj ndeshje do te shqyrtohen ne mbledhjen e ardheshme te Komisionit te Disiplines.

17.Mospranimin e kerkese se KF “Rubiku”, si te paraqitur jo ne perputhje me kerkesat e rregullores dhe si te pabazuar ne prova.
18.Kerkesa e Akademise se Futbollit Dinamo, shtyhet per diten e hene, me date 25/05/2015, ora 10:00, me qellim qe te behet verifikimi i lojtareve. Sektori i Garave merr persiper njoftimin e paleve.


d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?