Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka dënuar me nga dy ndeshje pezullim lojtarin e Besës Akil Dimo dhe Dorjan Bajrami të Turbinës për incidentin në ndeshjen e vlefshme për “play-out” të zhvilluar në Durrës.

Dy lojtarët u përfshinë në një grindje që më pas solli edhe ndërprerjen e ndeshjes, pasi u godit edhe arbitri i ndeshjes. Javën e parë Disiplina vendosi t’i jepte fitoren në tavolinë Besës 3-0, një gjë e tillë pritej, pasi kavajasit ishin në avantazh 2-0 deri në momentin që u ndërpre ndeshja në Durrës duke siguruar mbijetesën.

Turbina dënohet me zhdëmtimin e dëmeve të shkaktuara ne stadiumin “Niko Dovana” në qytetin e Durrësit.


d.b/shqiptarja.com