Disiplina dënon Erzenin, Lushnjën dhe Shkumbinin! Paralajmërohet Tirana dhe Vllaznia! Lojtari pezullohet me 12 ndeshje

Disiplina dënon Erzenin, Lushnjën dhe Shkumbinin! Paralajmërohet Tirana dhe Vllaznia! Lojtari pezullohet me 12 ndeshje

Komisioni i Disiplinës

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dhënë vendimet në bazë të ndeshjeve të fundit në futbollin shqiptar. Disiplina është treguar me dorë të hekurt ndaj zyrtarëve dhe lojtarëve në Kategorinë e Dytë dhe moshat, teksa zyrtari i Adës, Etrit Nika është pezulluar me tetë ndeshje ndërsa lojtari i Gramshit, Arbër Baku për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes pezullohet me 12 ndeshje.

Erzeni për sjellje të gabuar të tifozëve dënohet me gjobë, mase që është marrë edhe për Lushnjën, teksa janë paralajmëruar Tirana dhe Vllaznia. Për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes janë pezulluar shumë lojtarë te moshat.

Vendimet e plota:

 

  1. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  3. KF Tirana, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  4. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. Zyrtari i KF Vora, Arbis Vjerdha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF Gramshi, Arber Baku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  7. Zyrtari i KF Ada, Etrit Nika, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  9. Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Envi Bocka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Eldi Pojana, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Astjon Sulce, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i FC Internacional Tirana U19, Emanuel Guci, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i Akademia e Futbollit U19, Kevin Ducellari, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i Akademia e Futbollit U19, Renato Krrashi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Zyrtari i Akademia e Futbollit U19, Albi Fishti, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Labëria F.C. Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Labëria F.C. Albano Çaushaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja