4 javë nga fundi i Kampionatit, Disiplina "shuplakë" Partizanit/ S'shpëton as Tirana me Skënderbeun

4 javë nga fundi i Kampionatit, Disiplina

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i kampionatit shqiptar dhe Partizani është pothuajse kampion, "të kuqtë" kanë marrë një "shuplakë" të fortë nga Komisioni i Disiplinës.

"Sjellja e gabuar ndaj arbitrit të ndeshjes", ka qenë kryefjalë e dënimeve nga Disiplina, ku nuk i ka shpëtuar as Skënder Gega, i njohur si një ndër trajnerët më të qetë në Superiore. Trajneri i kryeqytetasve është dënuar me dy ndeshje jashtë fushës së blertë, e ndërsa për të njëjtin motiv është dënuar edhe lojatri i tij kyç, Bruno Teleshi. Për vlonjatin, ky kampionat mund të quhet praktikisht i mbyllur, pasi është dënuar me plot katër ndeshje pezullim.

Ndërkohë, sikur të mos mjaftonin "hallet" e brendshme, Tirana ka marrë një goditje të fortë ekonomike edhe nga Disiplina. Për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve të saj është dënuar me 100 mijë lekë gjobë. Nga gjobat nuk ka shpëtuar e klubi korçar.

Disiplina nuk ka toleruar as incidentin e ndodhur ndërmjet mesfushorit të Flamurtarit, Idriz Batha dhe mbrojtësit të Skënderbeut, Marko Radas, ku dy futbollistët u konfliktuan me njëri-tjetrin. KSD-ja njofton se ka nisur një hetim disiplinor, që do të thotë, se vendimi për dy lojtarët, do të merret, pasi të shihen pamjet filmike.

Vendimet e plota

1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
2. Lojtari i KF “Partizani”, Bruno Telushi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
3. Zyrtari i KF “Partizani”, Skënder Gega, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
4. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
5. Zyrtari i KF “Erzeni”,Altion Keçi , për ndërprerje të përkohëshme të lojës duke tërhequr ekipin, në bazë të Nenit 49/3 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.
6. Lojtari i KF “Erzeni”, Ermal Vathi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
7. Zyrtari i KF “Burreli”, Elvis Muca ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
8. Zyrtari i KF “Vora”, Gazmend Fucia, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
9. Zyrtari i KF “Vora”, Bledar Mala, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
10. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Arjanit Ballhysa,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
11. Lojtari i KF “Shkumbini”, Alban Bizhyti ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1 /a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
12. Lojtari i KF “Maliqi”, Stavioldi Treni ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
13. KF “Korabi” U-19, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Spartaku” U-19, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Korabi” U-19, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët.
14. Lojtari i KF “Kukësi” U-19, Aurel Sokoli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe ndaj kundërshtarit,në bazë te Nenit 49/1/a dhe 48/1/d të KDS,dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
15. KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Butrinti” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
16. KF “Vlora” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Republica” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
17. Zyrtari i KF “Vllaznia” U-17, Brikeno Bizi ,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
18. KS “Luftëtari” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Elbasani” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
19. Lojtari i KF “Termi” U-17 ,Sergent Llukovi , për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes dhe për inicim të dhunës, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 7(shtatë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
20. Lojtari i KF “Shkëndija B.T” U-17 ,Damiano Braho, për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
21. KF “Burreli” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Spartaku” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
22. Lojtari i KF “Divjaka”, Gerist Malko, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
23. Lojtari i KF “Mirdita”, Elton Marku, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
24. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentin midis lojtarit të FC “Flamurtari”, Idriz Batha dhe lojtarit të KF “Skënderbeu”, Marko Radas.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave