Disiplina e FSHF-së pa mëshirë, Tërbuni përjashtohet nga Kategoria e Parë

Disiplina e FSHF-së pa mëshirë, Tërbuni përjashtohet nga Kategoria e Parë

Disiplina

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet lidhur me javën e fundit të aktivitetit. Skuadra e Tërbunit është përjashtuar nga Kategoria e Parë dhe sezonin e ri do luajë një kategori më poshtë. Veç saj pukjanët humbën 0-3 ndeshjen në tavolinë kundër Turbinës, kjo pasi ndeshja nuk u mbyll. Tifozët vendas kanë hedhur sende të forta në fushë dhe për pasojë është goditur arbitri anësor, teksa edhe futbollistët vendas protestuan ashpër te anësori.  

"Për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes", Tërbuni përjashtohet kështu nga Kategoria e Parë pa të drejtën e apelimit. Dënime ka pasur edhe në nivelet e tjera të futbollit në vend.

Vendimet e plota:

1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d dhe 114/2 të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
2. Lojtari i KF ADA, Jonuz Meta, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Lojtari i KF Devolli, Mateo Pere, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Zyrtari i KF Devolli, Egli Malesia, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i Laberia FC, Alvi Ahmetaj, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Zyrtari i Laberia FC, Dritan Resuli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Laberia FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
8. Lojtari i KF Butrinti, Erald Husi, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
9. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Albjon Hasanaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i Flamurtari FC U-14, Markelio Vasku, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i FC Internacional Tirana U-14, Olti Shehu, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Zyrtari i FC Internacional Tirana U-14, Erald Pustina, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Rei Dalipi, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. FK Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-21, kundër KF Vllaznia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • katnari: 05/04/2023 18:19

    shpellaret nuk behen njerez asnjehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?