Disiplina fal lojtarin që goditi
me grusht zyrtarin e FSHF

Disiplina fal lojtarin që goditi<br />me grusht zyrtarin e FSHF
Gjatë ditës së djeshme janë zbardhur edhe vendimet e Komisionit të Disipinës për ngjarjet e javës së 14 të Superiore, por edhe kategorive të tjera në futbollin shqiptar.

Kështu Bylisi dhe Kukësi janë dënuar me nga një ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve të gabuar të tifozerisë. Skënderbeu, Partizani dhe Tirana janë ndëshkuar me gjobë 50 mijë Lekë për sjellje të gabuar të tifozëve. Kështu, 2 nga 5 ndeshjet e kësaj jave do të luhen pa tifozë. Kukësi-Vllaznia të dielën dhe Bylis-Teuta të hënën luhen pa praninë e tifozëve.

Ndërkaq një tjetër vendim paradoksal që ka marrë dje Disiplina ka qenë edhe pezullimi i dënimit për lojtarin e Adës së Velipojës, Paolo Markolaj. Më 21 Tetor 2015, pak javë më parë Paolo Markolaj për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes u dënua me 2 vjet pezullim, por pak javë më pas në mbledhjen e djeshme është anuluar pezullimi pa u sqaruar vendimi dhe se në cilin moment Disiplina ka pasur të drejtë, herën e parë që e dënoi, apo tashmë kur e fali.

Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën