Disiplina godet dhunën, Malota
e Hila dënohen me 5 ndeshje

Disiplina godet dhunën, Malota<br />e Hila dënohen me 5 ndeshje
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së nuk ka toleruar aspak fenomenet e dhunës në ndeshjet e Kategorisë Superiore.
 
Kështu disiplina dënoi dje me pezullim prej 5 ndeshjes lojtarin e Kukësit, Renato Mallota, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar dhe po kaq edhe lojtarin e Teutës, Ardit Hila, për goditje me kokë ndaj lojtarit kundërshtar.
 
Dënim edhe më të rëndë me 8 ndeshje ka marrë zyrtari i KF “Vllaznia”, Ilir Dibra, për hyrje në fushën e lojës pa lejen e gjyqtarit dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes.
 
Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim