Disiplina me dorë të hekurt, 'masakrohet' Devolli! Dënime masive për futbollistët dhe trajnerët në Shqipëri

Disiplina me dorë të hekurt, 'masakrohet' Devolli! Dënime masive për futbollistët dhe trajnerët në Shqipëri

Foto ilustruese

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbardhur vendimet në lidhje me javën e fundit në futbollin shqiptar. Devolli i Kategorisë së Dytë, për dhunën ndaj arbitrave, hyrjen e tifozvë në fushë dhe sjelljen e futbollistëve është klubi më i dënuar. Me pesë ndeshje pa tifozë dhe 2 milionë lekë të vjetër dënohen bilishtarët, që shohin edhe trajnerin Malësia dhe futbollistin Fabian Nallbati të pezulluar me disa javë. Dënime edhe te Labëria, Tërbuni, Valbona apo Lushnja.

Vendimet e plota:

1. FK Kukësi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

2. FK Lushnja, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

3. Zyrtari i FK Tërbuni, Andri Bobaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF Valbona, Gazi Fucia, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. A.F Luftetari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

6. KF Devolli, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke lejuar hyrjen brenda rrethimit të fushës të personave të pa autorizuar, që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 63, 64/3/b dhe 65/3/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

7. Lojtari i Laberia FC, Xhuliano Mirani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF Devolli, Fabian Nallbati, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i Laberia FC, Albano Caushaj për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Zyrtari i KF Devolli, Egli Malesia, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. FK Kukësi U19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Bylis U19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

12. FK Kukësi U17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Bylis U17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

13. FK Kukësi U13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-13, kundër KF Bylis U13, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

14. Zyrtari i FK Vora, Ardit Gjikola, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

15. Lojtari i FK Dinamo U21, Arben Demaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Lojtari i Oktapus Security, FSHF Sunday League, Armand Qoshja, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

17. Lojtari i Primo, FSHF Sunday League, Elton Lame, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

18. Lojtari i Oktapus Security, FSHF Sunday League, Arben Demaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

19. Lojtari i Primo, FSHF Sunday League, Jasin Rrahmani, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë