Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e radhës. Christian Parabita, zyrtar i Flamurtarit, është pezulluar me katër ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të takimit.

Teuta është gjobitur me 50 mijë lekë për shkak të sjelljes së gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, në shkelje të rregullores.

Trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj, është pezulluar me katër ndeshje, pas sjelljes josportive ndaj arbitrave.

Vendimet e plota:

1. Zyrtari i Flamurtari FC, Christian Parabita, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

2. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. KF Burreli, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

4. Zyrtari i KF Burreli, Samuel Nikaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Zyrtari i FK Partizani B, Altin Ferat, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Zyrtari i FK Partizani B, Ergys Luga, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

7. Lojtari i FK Delvina, Ronaldo Ruçi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Young Boys Tirana, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër Rinia EL (Beksat), në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Young Boys Tirana paralajmërohet se në rast të përsëritjes së braktisjes së ndeshjeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

9. FK Skënderbeu U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-15, kundër KF Shënkolli U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

FK Skënderbeu U-15, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së braktisjes së ndeshjeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

10. Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Shënkolli U-16 kunder FC Internacional U-16.

11. Zyrtari i FC Lushnja U-19, Orgest Baze, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

12. Zyrtari i FC Besa U-19, Denis Gjeci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

13. Kamza Sport U-16, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

14. Zyrtari i KF Vora U-14, Mustafa Sulaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

15. Laberia SK U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-14, kundër FC Pepa U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.