Disiplina me 'dorë të hekurt', trajneri i Superligës pezullohet që në javën e parë! Tirana dhe Skënderbeu humbasin gjyqet me lojtarët

Disiplina me 'dorë të hekurt', trajneri i Superligës pezullohet që në javën e parë! Tirana dhe Skënderbeu humbasin gjyqet me lojtarët

Komisioni i Disiplinës

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet në bazë të javës së parë në Superligë. Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova është pezulluar me dy ndeshje për shkak të provokimit të spektatorëve. Edhe zyrtari i rrogozhinasve, Emiljano Bizhdili është pezulluar me po kaq ndeshje.

Nga ana tjetër, Tirana ka humbur gjyqin me Edon Hasanin dhe Asion Dajën dhe do duhet të paguajë dy futbollistët, që më herë kanë qenë pjesë e bardhebluve. Edhe Skënderbeu detyrohet të paguajë për Dejvi Bregun.

Vendimet e plota:

1. Zyrtari i FK Egnatia, Edlir Tetova, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

2. Zyrtari i FK Egnatia, Emiljano Bishdili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

3. FK Egnatia, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

4. KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

5. KF Tirana, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

6. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Dejvi Bregu. Klubi i Futbollit Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 10.06.2022 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

7. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Edon Hasani. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 09.07.2021 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

8. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Asion Daja. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 02.06.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

9. Pranimin e kërkesës së KF Egnatia për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Albano Aleksi në bazë të nenit 75 të KDS.

10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Gramshi, Arbër Baku, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

11. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Turbina, Andi Bibo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana, Besir Iseni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!