Disiplina pezullon 8 ndeshje lojtarin
e Flamurtarit, Nicholas Gelazhvili

Disiplina pezullon 8 ndeshje lojtarin<br />e Flamurtarit, Nicholas Gelazhvili
Flamurtari merr goditjen e radhës, këtë herë nga komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, teksa sulmuesi gjeorgjian Nicholas Gelazhvili, pezullohet 8 ndeshje për përshtyrje të kundërshtarit si dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Disiplina i referohet episodit në minutën e 37 takimit Apolonia – Flamurtari 1-1 e vlefshme për javën e 12.
 
 Edhe mjeku u Flamurtarit Ardi Luka, pezullohet 2 ndeshje dhe gjobitet 100 mijë lekë për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes, ndërsa për shkak sjelljes së gabuar të tifozërisë, klubi gjobitet 50 mijë lekë. Me të njëjtin argument, pra për sjellje të gabuar të tifozëve, gjobitet 50 mijë lekë edhe Partizani, që javën e kaluar u mposht 3-0 në transfertë nga Skënderbeu.


Vendimet e plota
  1. KF “Flamurtari”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere  50.000(pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.
  2. Lojtari i KF “Flamurtari”, Nicholas Gelashvili, per peshtyrje  te lojtarit kundershtare dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes ,denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne bashkim te neneve 48/1.f dhe 49/1.a te KDS.
  3. Mjeku i KF “Flamurtari”, Ardi Lukaj, per protesta dhe ofendime ndaj zyrtarit te takimit, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe me gjobe me vleren 100.000(njeqindtemije) leke, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
  4. KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere  50.000(pesedhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/2 te KDS.
  5. Lojtari i KF “Besa”, Alket Celhaka, per ofendim te publikut, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 53 te KDS.
  6. KF “Besa”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj dhe hedhje te sendeve ne fushen e lojes , denohet me gjobe me vleren 25.000(njezetepesemije) leke, bazuar ne nenet 66/1 dhe 136 te KDS.
  7. Zyrtari i KF “Terbuni”, Donald Murseli, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtare, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2.a te KDS.
  8. Lojtari i KF “Ada”, Sedah Trahova dhe lojtari i KF “Terbuni” Arber Mone, per sjellje  jo sportive ndaj kundershtarit, denohen secili me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
  9. Zevendes tranjeri i KF “Luftetari”, Ledion Shane, per prostesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1. a te KDS.
  10. Lojtari i KF “Pogradeci” ,Median Ademaj, per prostesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1. A te KDS.
  11. Lojtari i KF “Bylis”, Julian Prifti, per ofendim te publikut, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 53 te KDS.
  12. Lojtari i KF”Tomorri”,Franci Spahiu, per goditje ndaj zyrtarit te ndeshjesh,denohet me 12 (dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti buzuar ne nenin 49/1.b te KDS.
  13. Tranjeri i KF”Alpetrol”,Llazar Dusho, per prostesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1. a te KDS.
  14. KF”Domosdova”,per mosmarrje masash organizative humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 bazuar ne nenin 55 te KDS.
  15. Lojtari KF”Turbina”Xhenaldo Miza dhe Lojtari i KF “Egnatia” ,Hekuran Komeshi per ofendim te publikut, denohet secili me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 53 te KDS.
  16. Portjeri i KF”Memaliaj”Klodian Mustafaji,Per dhuna ndaj lojtarit kundershtare,denohet me 7(shtate) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
  17. Lojtari i KF”Gramozi” Egis Mydin,per goditje ndaj lojtarit kundershtare,denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
  18. Ekipet KF”Skampini”,KF”Shkumbini”,KF”Bylis” te Kategorise se pare U-17,perjashtohen nga kampionati pasi nuk jane rregjistruar prane Sektorit te garave.
  19. Ekipet KF”Skampini”,KF”Shkumbini”,KF”Bylis”KF”Internacional”,KF”Veleciku”,KF”Tirana B” te Kategorise se pare U-19, perjashtohen nga kampionati pasi nuk jane rregjistruar prane Sektorit te garave.
  20. Rishikimin e vendimit per lojtarin Semir Gokaj dhe anullimin te pjeses se mbetur te denimit bazuar ne nenet 133 te KDS.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë