DISIPLINA/ Drejtori i Kukësit pezullohet me 8 ndeshje, dënohen Aleksi dhe Çela! Erzeni e pëson nga tifozët

DISIPLINA/ Drejtori i Kukësit pezullohet me 8 ndeshje, dënohen Aleksi dhe Çela! Erzeni e pëson nga tifozët

Komisioni i Disiplinës

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet për javën e fundit në futbollin shqiptar. Drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili për sjellje josportive kundër zyrtarëve të ndeshjes pezullohet me tetë ndeshje. Dënime edhe për Çelën e Kastriotit dhe Aleksin e Tiranës me nga dy ndeshje, me lojtarët që u përleshën në fushë. Erzeni e pëson nga tifozët dhe dënohet me gjobë, teksa dënime edhe në kategoritë e tjera.

Vendimet e plota:

1. Lojtari i KS Kastrioti, Joan Cela, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
5. Zyrtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. FC Dinamo U-13, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke sjellë si pasojë mos zhvillimin e ndeshjes të Kampionatit Kombëtar Abissnet Superiore U-13 kundër FK Teuta U-13, në bazë të nenit 30/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
7. Lojtari i FC Internacional Tirana U-15, Lionel Xake, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i KF Skënderbeu U-15, Spasian Nasto, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Lojtari i Flamurtari FC U-19, Klevis Haxhiraj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Dario Dapaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i FK Kukësi U19, Aurel Brika, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Lojtari i FK Kukësi U19, Ervin Sefolli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U13 Matias Halili, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë