Diskriminimi/ Sëmuret nga veshkat
të riun e pushojnë nga puna

Diskriminimi/ Sëmuret nga veshkat<br />të riun e pushojnë nga puna
TIRANE - Ai tani është 27 vjeç, por që prej dy vitesh e gjysmë i është dashur të përballet me një sëmundje të rëndë. Veshkat e tij kanë dalë totalisht jashtë funksioni dhe ai është i detyruar të shkojë një herë në dy ditë në QSUT, për të bërë dializën. Por, përveç sëmundjes që ka, familjes së G.H i duhet të përballet edhe më vështirësitë financiare, pasi G.H, para dy vitesh e kanë pushuar nga puna për shkak të sëmundjes së tij.

Ai punonte në komunën e Vaqarrit si inxhinier, ndërsa tashmë merr vetëm një kemp prej 90 mijë lëkësh të vjetra. Nëna e 27-vjeçarit H.H  e cila nuk do të japë identitetin e saj dhe të dalë me fytyrë në fotografi, pasi u ruhet paragjykimeve nga të njohurit, na rrëfen historinë e djalit të saj. “Para dy 2 vitesh e gjysëm, konstatova se djalin e kisha  me veshka.

Më kujtohet ajo ditë që u sëmur, e kemi çuar në ambulancën e lagjes dhe mjekët aty më thanë që duhet ta çosh në urgjencë. Kur e sollëm këtu në urgjencën e spitalit. Pasi i kanë bërë analizat na thanë që djali duhet të fillojë dializën, pasi veshkat nuk i funksionojnë si duhet. Kur e shtruam për herë të parë qëndrojnë dy javë në spitale, atëherë ka vuajtur shumë”-thotë 55 vjeçarja.

Ajo tregon se asnjë person i familjes së saj nuk është në punë dhe se jetojnë vetëm me kempin e djalit të sëmurë. “Ne jetojmë vetëm me kempin e djalit. Djalin e kam pasur inxhinier te komuna e Vaqarrit, por kur u sëmur ma hoqën nga puna, se ishte i sëmurë. Ne marrim një kemp prej 90 mijë lekësh të vjetra” tregon 55 vjeçarja.

Ajo më tej thotë se edhe bashkëshortin e saj e kanë hequr nga puna. “Ne jemi pa asnjë të ardhur, burri ka qenë në punë te fidanishtja e luleve dhe e kanë hequr nga puna. Burri ka mbaruar shkollën për inxhinieri pyjesh. Ndërsa unë kam punuar kuzhiniere te konvikti i Mjeshtërisë Sportive, dhe mua nga aty më kanë hequr nga puna pa motivacion” tregon H.H.

Por kësaj nëne përveç se i duhet të përballet çdo ditë me sëmundjen e të birit, dhe vështirësive ekonomike që u kanë ardhur nga papunësia, ju duhet që të blejnë edhe medikamente të shtrenjta për t’i lehtësuar sado pak dhimbjen të birit. “Asnjë lloj ilaçi nuk ka, të gjitha i blejmë vetë. Një medikament që duhet, renageli, është i vështirë për t’u gjetur dhe kushton shumë.

Duhet ta kërkosh  shumë që ta gjesh se nuk gjendet. Unë herë e blej 70 mijë lekë, herë e blej 90 mijë lekë. Ilaçet unë më shumë ja blej me lekë djalit” thotë 55-vjeçarja. Shpresa e vetëm e nënës së 27-vjeçarit, që djali i saj të shërohet plotësisht është transplanti i veshkës. Ajo thotë se përputhshmëria i ka dalë me të atin.

“Ne tani presim për një transplant të veshkës së djalit. I kanë bërë analizat, i ka dalë përputhshmëri me veshkën e të atit. Por mundësitë ekonomike nuk na kanë lejuar. Duam t’ja bëjmë transplantin jashtë sepe këtu nuk kam besim” tregon e 55 vjeçarja.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin