TIRANË - Kjo poezi është shkruar në njërën anë të diskut të njohur me emrin Disku i Festos ose Faistos. Ky disk, që sot ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Heraklionit të Kretës, u gjet nga arkeologu italian Luigi Pernier, më 3.7.1908, gjatë gërmimeve në pallatin e vjetër të Festos, i cili llogaritet se ishte në përdorim në periudhën kohore 1850 – 1600 p.e.r. Është një disk qeramike me diametër 158-165 dhe trashësi 16-21 milimetra dhe konsiderohet, nga vendi ku u gjet, se ruhej në arkivin e këtij pallati.
Për Feston, shkurt do të them, se ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Kretës minoike gjatë mijëvjeçarit të dytë p.e.r., dhe sot është qendër (hapësirë) e shkëlqyer arkeologjike. Për emrin e tij, që konsiderohet paragrek dhe nuk ekziston asnjë shpjegim, unë besoj se e ka marrë nga hyu Ifestos Ιfaistos,Ήφαιστος) me lënien jashtë (rënien) të germës nistore I (Η). Historiani Diodor Siqelioti apo Diodori nga Sicilia (5,78), themelues të Festos konsideron Minosin dhe te Homeri emrin e tij e gjejmë te Iliada (Kënga 2, vargu 648) dhe te Odisea(Kënga 3, vargu 296). Sipas arkeologëve, epoka minoike fillon më 2.600 p.e.r. dhe pallati parë i Festos u ndërtua rreth vitit 2.000 p.e.r. me argolitodomi (αργολιθοδομή1), siç e quajnë, domethënë me ndërtim muresh prej gurësh pa asnjë përpunim.

LAJMET MË TË VLERËSUARA