
Recep Tayyip Erdogan
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se një takim me Joe Biden në lidhje me situatën në Gaza nuk është në agjendën e tij.
Erdogan, i cili po fliste me gazetarët në Athinë, deklaroi se do ta diskutonte çështjen nëse presidenti i SHBA-së do e telefononte, raporton Sky News.
Ai theksoi gjithashtu se ministri i Jashtëm turk do të zhvillojë bisedime në Uashington si pjesë e të ashtuquajturit grup kontakti të vendeve myslimane sot.
Erdogan tha se shpresonte se kjo do të çonte në fundin e mbështetjes së SHBA-së për Izraelin. Turqia ka qenë shumë kritike ndaj Izraelit që kur filloi sulmin e tij në Gaza
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ministri izraelit: Ata që morën pjesë në masakër duhet të mbahen në qelitë e nëndheshme, nuk e meritojnë diellin! Bombardohet xhamia më e vjetër dhe më e madhe e Gazës








