Veprimtaria Prodhuese miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2022, 500 milionë euro i merren turizmit dhe i shkojnë fondit rezervë për bashkitë

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka shqyrtuar dhe ka miratuar nen për nen paketën fiskalet vitit 2022, vetëm me votat e mazorancës. Projektligji për taksën kombëtare,-  ku përfshihet taksa 65 lekë për karburantin që furnizohen jahtet dhe taksën për qumështin pluhur dhe nënproduktet e tjera, është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pa asnjë diskutim apo kundërshtim nga deputetët.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese është shyrtuar nen për nen dhe më pas është miratuar në tërësi edhe buxheti 2022. Miratimi është bërë me 2 ndryshime.

Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar- ku përfshihet heqja e rimbursimit të TVSH për fermerët nga 6% që është në 0%, vendosja e taksës 10% për inputet dhe rritja e pragut të investimit që përjashtohet nga pagimi i TVSH-së nga 50 milionë lekë që është në 500 milionë lekë, është miratuar me votat e mazhorncës pa ndryshime.

Projektligji për akcizat- ku përfshihet rritja progresive e akcizës për cigaret, vendosja e taksës 6 lekë për çdo litër gaz si për konsum familjar, për biznes apo për automjet, unifikimi i akcizës për “Gazet e naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike” apo heqja e rimbursimit të akcizës së lëndëve djegëse për industrinë, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në këta sektorë (farmaceutika, tullat, çimento, birra dhe nafta bruto), është miratuar vetëm me votat e mazhorancës

Ismet Beqiraj: Mos të jetë i taksuar gazi që përdoret nga familjarët. Edhe gazi duhet të markohet. Vendosja e taksës nuk ka ndonjë kontribut të madh tek buxheti i shtetit por ka kontribut direkt tek qytetarët. Lidhur me heqjen e rimburimit për lëndët djegëse të industrisë do propozoj që kjo të jetë vetëm për vetëm për lëndët djegëse që importohen dhe jo për ato që prodhohen këtu. Industria e naftës përdor deri në 4% të lëndës djegëse që prodhon vetë dhe rritet kosto për industinë me këtë ndryshim.

Bushati: Ne jemi kundër taksës për gazit, dhe mbështesim propozimin e Beqirajt, pasi do të rëndohej qytetari. Po ashtu jemi kundër heqjes së rimbursimit për industrinë e çimentos, sepse janë propozime racionale dhe të gjitha grupet e interesit nuk janë dëgjuar paraprakisht.

Mziu: Ne kemi bërë mbledhje grupesh pafund, ka pasur propozime nga biznesi, nga opozita dhe nga opozita dhe nuk janë. Ne kemi pasur propozime për akcizën e naftës apo taksën e qarkullimi, pasi ne jemi vend i vetëm në Ballkan që prodhojmë naftë dhe e kemi më të shtrenjtën sesa ato vende që e marrin nga porti i Durrësit, dhe ne e importojmë nga vendet fqinje. Ju në vend që ta lehtësoni këtë taksë keni stimuluar rritjen e çmimit. Grupet e interesit kanë pasur në fokus heqjen e taksës së gazit. Çdo njeri do e konsideronte kriminale që nuk është marrë në konsideratë asnjë rekomandim, as nga grupet e interesit dhe as nga opozita.

Veizaj: Kolegët duhet ta dinë se çfarë po votojmë. Marrim rafinerinë e Ballshit nëse pretendoni se një biznes do të nxjerrë 24 milionë dollar për të paguar taksa nuk mendoj se do funksionojë. Duhet të merrni parasysh ata që kanë thënë grupet e interesit pasi do ju kthehet në bumerang.

Pëllumbi: Sugjerimin e kolegut Beqiraj do e shënojmë si rekomandim për komisionin e ekonomisë.

Duka: Nëse ne e miratojmë, propozimet janë nul. Paketa fiskale për bujqësinë kundërshtohet nga gjithë fermerët në vend, të paktën të shtyhet për një vit, por nëse e miratojmë mori fund dhe nuk kthehet më. Skema e rimbursimit të TVSH-së, apo taksa për qumështin pluhur të paktën të shtyhen për një vit të diskutohet dhe një herë. Zëri i fermerëve është kundër kësaj pakete fiskale.

Gështenja: Nuk e kuptoj këtë nxitim të këtij komisioni, porsa kohë ne biem dakord që këto projektligje që nuk janë konsultuar me grupet e interesit. Duhet të merren në konsideratë propozimet e fermerëve dhe shoqatat që janë kundër dhe kanë thënë që nuk janë konsultuar. Çfarë ndryshimesh do ju bëhen këtyre projektligjeve nëse ne i miratojmë. Ju keni forcën e kartonit ta miratoni por nuk është kjo zgjidhja.

Pëllumbi: Ndryshimet në çdo projektligj i bën komisioni përgjegjës, ne bëjmë propozimet tona dhe ata bëjnë ndryshimet përkatëse

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:27
Miratohet në tërësi buxheti 2022 në Komisionin e Veprimtarisë prodhuese me 2 ndryshime! I merren 500 milionë lekë Turizmit dhe i kalojnë fondit rezervë për bashkitë

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese është shyrtuar nen për nen dhe më pas është miratuar në tërësi për buxhetin 2022. Miratimi është bërë me 2 ndryshime. Komisioni votoi pro propozimeve të Ministrisë së Turizmit për t’ia kaluar si propozim Komisionit të Ekonomisë.

Komisioni voton pro propozimeve të Ministrisë së Infrastrukturës për t’ia kaluar si propozim Komisionit të Ekonomisë që t'i japin 100 milionë lekë kësaj ministrie. Ndryshime tjetër ishte që t'i hiqej 500 milionë lekë Ministrisë së Turizmit dhe t'ia kalonin Fondit Rezervë që të jenë në dispozicion  të bashkive.

Pëllumbi: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit propozon që fondi prej 500 milionë lekësh për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane të zbritet nga buxheti i ministrisë dhe të kalojë në fondin rezervë të buxhetit të shtetit.

Zv. ministrja e Turizmit Bello: Gjatë vitit 2022 Ministria e Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe shoqatat e kryetarët e bashkive përgatit një metodologjinë për menaxhimin e mbetjeve dhe vendos treguesit e performancës për bashkitë për rritjen e mirë-menaxhimin e mbetjeve urbane. Fondi për mbetjet 500 milionë lekë të akordohet si transfertë e pakushtëzuar sektoriale në një kolonë menaxhimi i mbetjeve dhe shpërndahet në përputhje me kriteret që do përcaktohen.

Ramadan Likaj: Propozimet e industrisë prodhuese në Shqipëri nuk merren parasysh dhe as nuk u lexuan dhe është gjëja më e rëndësishme e paketës fiskale. Ju merrni parasysh kërkesat e ministrisë dhe nuk merrni parasysh kërkesat e prodhuesve që është gjëja më e rëndësishme.

Pëllumbi: Ne nuk marrim në shqyrtim gjëra që...

Likaj: Për korrektesë

Pëllumbi: Një minutë, kemi folur kemi diskutuar dhe keni folur sa keni dashur dhe në këtë komision kur votohet, votohen vetëm propozimet konkrete. Nuk kemi pasur propozime konkrete.

Likaj: Ju nuk merrni në konsideratë propozimet e prodhuesve

Pëllumbi: Kjo shkresë e prodhuesve nuk është materializuar në propozim. Propozimet i bëjnë deputetët jo shoqatat, nëse do kishit ju një propozim konkret ne do e merrnim në konsideratë.

Likaj: Duhet të merren në konsideratë propozimet e sipërmarrjes është shumë e rëndësishme.

Gështenja: shumë mirë që ka një material nga Ministria e Turizmit por ne nuk e kemi këtë propozim, dhe duhet ta kemi përballë ta lexojmë nuk jemi këtu vetëm për të ngritur dorën, përpos vendimmarrjes politike. Duhet ta pastrojmë Shqipërinë, por duhet të shohim si do ndahen paratë për bashkitë.

Pëllumbi: Propozimi juaj i drejtë 15 minuta ndërprerje të njiheni me materialin.

Zv. Ministrja e financave Vjerro: Ne jemi dakord e kemi konsultuar paraprakisht për ministrinë e Turizmit.

Viola Haxhiademi: Kërkesa e Ministrisë së Infrastrukturës lidhet me programin e burimeve natyrore. Në vitin 2022 ka një mungesë për 100 milionë lekë, për të mbuluar pagat dhe sigurimet shoqërore për dy shoqëritë Shërbimi gjeologjik shqiptar dhe të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera.

Vjerro: Jemi dakord me propozimin për të bërë këtë shtesë.

Bushati: Është shumë niveli i ristrukturimit të pagave, nëse nuk ka shtim të numrit të punonjësve.

Mziu: Ka diskriminim në ndarjen e buxhetit për bashkitë. Në qarkun e Dibrës janë 4 bashki, dhe duhet që Ministria e Turizmit duhet të reflektojë që mbetjet atje janë kthyer në gangrenë për turizmin. Të zvogëlohen PPP-të dhe bashkive tu krijohet një landfill që mbetjet të groposet. Ka diskriminim në buxhetin e bashkive nëse në Dibër nuk ka asnjë rrethim të mbetjeve, ndërsa në Durrës, Tiranë, Fier shpenzohet shuma marramendëse për teknologji të lartë.

Kemi buxhetin më të madh thoni ju, por kemi investimet me të vogla dhe se 2007, por ato duhet të rriten. Duhet të bëjmë dy ndërhyrje të tjera. Së pari duhet të rrisim konsumit dhe në këtë kontekst duhet të rriten pagat në terma real, të rriten pensionet, dhe të rritet ndihma ekonomike. Dhe së dyti të ulen PPP të ulen shpenzimet e luksit dhe paratë të shkojnë në rritje konsumi dhe të investimeve.

Gështenja: Tani e kuptoj pse nuk na ishte vënë në dispozicion tabela e ndarjes së buxhetit 500 milionë lekësh, pasi 390 milionë lekë shkojnë për sharrën, është super skandal. E njëjta gjë ndodh edhe për Elbasanin. A jeni në dijeni që ne kemi një kontratë me këto operator .

Pëllumbi: Këto para shkojnë për bashkitë, që të zgjidhin problemet që kanë me vend-depozitimet e mbetjeve.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare