'Diskutojmë për negociatat...', Ministri grek lajmëron takimin me Cakajn pas normalizimit të situatës nga tërmeti

'Diskutojmë për negociatat...', Ministri grek lajmëron takimin me Cakajn pas normalizimit të situatës nga tërmeti

Negociatat mes Tiranës dhe Athinës, të ngrira prej shumë kohësh duket se po shkojnë drejt normalizimit. Pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26-nënorit, ku Greqia ishte një nga shtete që shprehu gatishmërinë me ndihma, së fundmi, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili në një intervistë për mediat greke tha se do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

“Shefi i diplomacisë greke ka deklaruar se ditët e ardhshme do të takohet me homologët e tij nga Franca dhe Holanda, në një përpjekje për t’i bindur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësim. Dendias e ka cilësuar si objektiv strategjik të Athinës anëtarësimin në BE të vendeve të rajonit”, thuhet në mediat greke.

Dendias prej kohësh ka garantuar se Athina do ta vazhdojë politikën mbështetëse për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit, që në tetor u shtynë për një afat të pacaktuar.

Ministri i Jashtëm grek njoftoi se të hënën, më 9 dhjetor, ai ka ftuar homologët e tij nga Tirana dhe Shkupi në një mëngjes pune, për të diskutuar bashkarisht mbi këtë çështje.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja