TIRANE, 31 Janar/ATSH/-Disney' ka krijuar princeshën e parë latine në 92 vite të historisë së vet.
Quhet Elena di Alavor dhe fillimisht do të jetë pjesë e serialit për fëmijë 'Princesha Sofi', transmetuar nga 'Disney Junior', kanali kushtuar fëmijëve disi të rritur.
Princesha Elena më pas do të krijojë karakterin e vet të veçantë dhe do të jetë protagoniste në një tjetër film.
Princesha e parë latine e krijuar nga 'Disney' është një adoleshente 16-vjeçare që jeton në një botë të magjepsur, inspiruar nga kultura dhe folklori latin./a.g/







