Disniveli i familjeve shqiptare, vetëm
10% me konsum 1.100 €, 90 % me...

Disniveli i familjeve shqiptare, vetëm<br />10% me konsum 1.100 €, 90 % me...
TIRANE- Anketa e Buxhetit të Familjeve për vitin 2014 nxjerr në pah disnivelet e konsumit në realitetin ekonomik shqiptar: Vetëm 10% e familjeve konsumojnë në muaj 149.510 lekë (afërsisht 1.100 euro në muaj), ndërkohë që pjesa tjetër prej 90% kënaqet vetëm me 60.548 (rreth 430 euro në muaj).

Dizniveli thellohet edhe më tej nëse analizohen të ardhurat për frymë të dy kategorive, duke qenë se familjet e pasura përbehen mesatarisht nga 2.5 persona, ndërsa pjesa tjetër nga 3.6 persona. Pjestarët e familjeve të pasura konsumojnë mesatarisht 61.047 lekë në muaj, ndërsa konsumi për frymë i 90% të familjeve shqiptare rezulton shumë më i ulët, rreth 4 herë më pak: 16.746 lekë për person.

Disniveli
Një analizë e shpërndarjes së nivelit të shpenzimeve për konsum sipas tregon se 90 përqind e Njësive Ekonomike Familjare shpenzon 78,5 përqind të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 60.548 Lekë në muaj për NjEF, ndërsa 10 përqindëshi tjetër i NjEF shpenzon 21,5 përqind të konsumit gjithsej me një shpenzim mesatar prej 149.510 Lekë në muaj për NjEF. I shprehur nëpërmjet treguesit të raportit të decileve 10/90, shpenzimet mesatare për konsum të 10 përqindëshit të NjEF me shpenzime më të larta është 2,5 herë më i lartë se 90 përqindëshit tjetër i NjEF.

Nëse do t’a shohim të njëjtin fenomen nga këndvështrimi i shpenzimeve të konsumit për frymë, rezulton se shumica e popullsisë që korrespondon me 90 përqind të NjEF shpenzon mesatarisht 16.746 Lekë në muaj për frymë, ndërsa pjesa tjetër që korrespondon me 10 përqind të NjEF shpenzon mesatarisht 61.047 në muaj për frymë ose 3.6 herë më shumë.

Familjet
Niveli dhe struktura e shpenzimeve për konsum ndryshojnë në varësi të madhësisë dhe përbërjes së NjEF që ndikojnë në mënyrën e shpërndarjes së buxhetit të disponueshëm. NjEF e përbëra nga një person i vetëm me fëmijë në varësi shpenzojnë më shumë për ushqim krahasuar me tipet e tjera.

Shpenzimet për veshje dhe këpucë janë më të larta në NjEF e përbëra nga një person i vetëm me fëmijë në varësi dhe dy të rritur me fëmijë. Prezenca e fëmijëve në NjEF të përbëra nga dy të rritur apo më shumë dhe me fëmijë sjell shpenzime më të larta në transport. Shpenzimet më të larta për arsim regjistrohen në NjEF e përbëra nga tre ose më shumë të rritur pa fëmijë ndjekur nga personat që jetojnë vetëm.

Të varfrit e të pasurit në vite
Shpenzimet për konsum janë një tregues i pabarazisë të shprehur si raport i shpenzimeve mesatare për konsum të 10 përqindëshit të NjEF që shpenzon më shumë ndaj shpenzimeve mesatare për konsum të pjesës tjetër prej 90 përqind të NjEF. Shpenzimet mesatare për konsum të NjEF sipas decileve tregojnë se në vitin 2014 në krahasim me vitin 2009, ka pasur një rritje të shpenzimeve mesatare për konsum si përsa i përket 10 përqindëshit të NjEF që shpenzon më shumë, ashtu dhe pjesës që përfaqëson 90 përqindëshin tjetër të NjEF (Tabela 5).

Raporti i decileve për këta tregues paraqitet i ngjashëm përgjatë të tre viteve kur është kryer anketa. Po t’i referohemi shpenzimeve mesatare të konsumit për frymë, raporti i decileve 10/90, tregon një rritje të pabarazisë nga 3,3 në vitin 2007 dhe 2009, në 3,6 në vitin 2014. Ndikimi në rritjen e disnivelit midis shpenzimeve të konsumit për frymë të NjEF të decilit të dhjetë me shpenzimet më të larta, dhe shpenzimeve të konsumit për frymë të 90 përqindëshit tjetër të NjEF, kur marrim në konsideratë konsumin për frymë dhe për NjEF shkaktohet më së shumti nga rritja e konsumit unitar të NjEF.

 
Tirana, qarku me konsumin më të madh familjar
 
Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, Qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum krahasuar me të gjitha qarqet e tjera: një NjEF në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 81.656 lekë në muaj. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum pas qarkut të Tiranës janë Lezha dhe Shkodra me shpenzime mesatare mujore për konsum përkatësisht 78.811 dhe 76.509 lekë në muaj për NjEF. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Vlorës dhe i Elbasanit përkatësisht me 54.931 dhe 53.013 lekë në muaj për NjEF.

Qarqet në vite
Po të hedhim një vështrim mbi shpenzimet mesatare për konsum sipas qarqeve vihet re se ato ndryshojnë ndër vite duke shprehur dhe tendenca të ndryshme në renditjen e tyre për nga madhësia e shpenzimeve. Qarku i Tiranës paraqitet me shpenzimet mesatare më të larta për konsum në vitin 2014 ashtu si dhe 2007 ndërsa në vitin 2009 renditet i treti pas qarkut të Gjirokastrës dhe Fierit.

Në vitin 2014 janë qarku i Lezhës dhe Shkodrës që paraqesin shpenzimet më të larta mesatare për konsum ndërsa në vitet 2007 janë qarku i Durrësit dhe Gjirokastrës që pas qarkut të Tiranës kryesojnë me shpenzimet më të larta mesatare për konsum. Kur paraqesim qarqet me shpenzimet më të ulëta për konsum ndër vite ato ndryshojnë: ndërsa qarku i Beratit, Kukësit dhe Dibrës në dy vitet e para të kryerjes së anketës renditeshin ndër qarqet me shpenzimet më të ulëta për konsum, në vitin 2014 e ndyshojnë pozicionin e tyre duke u ngritur në renditje dhe duke ja lënë vendin qarqeve të Elbasanit dhe Vlorës.  


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit, ndërron jetë në vendngjarje

Tiranë/ 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit, ndërron jetë në vendngjarje