Në kuadër të aktiviteteve të promovimit të kulturës dhe për nder të ditëlindjes së Lartmadhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe Këshilli Britanik do të sjellin në Kosove grupin muzikor ‘Maroon Town’.

‘MaroonTown’ do të qëndrojë në Kosovë nga data 15-22 qershor 2014 duke performuar në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Gjakovë, Pejë, Prishtinë, Gracanicë, si dhe në ngjarjen kryesore për nder të ditëlindjes së Lartmadhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth. Grupi poashtu do të vizitojë organizatën ‘Handikos’, Fshatin SOS në Prishtinë, Muzeun Etnologjik dhe do të performoj në shkolla të ndryshme të Kosovës.