Të hënën Bursat e Evropës janë hapur në rënie në pritje të votimit të parlamentit qipriot parashikur sot mbasdite, për kushtet e vendosura nga BE-ja për taksën mbi depozitat bankare ku personat, që kanë më pak se 100 mijë euro në llogaritë e tyre duhet të paguajnë vetëm një taksë prej 6.75 %, ndërsa ata, që kanë shifra, që e kalojnë këtë prag do të paguajnë 9.9%.

Bursa e Milanos u hap sot në mëngjes me 2.5 %, Madridi me 2.8 %, Parisi me 2.1 % dhe Frankfurti me 1.7%. Edhe Bursa e Londrës është hapur me ulje të konsiderueshme.

Bien edhe bursat aziatike pas njoftimit të taksës mbi bankat qipriote.

Monedha euro ka humbur terren në tregjet ndërkombëtare, e cila është shkëmbyer me 1.29 dollarë të premten pas mbylljes së Bursës së Ëall Street-it, më e ulta në tre vitet e fundit.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)