Dita botërore e Medias, OSBE:
Mos hiqni dorë nga misioni
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović, nderoi sot, në prag të 3 Majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, guximin e punonjësve të medias dhe theksoi rolin thelbësor të tyre në zhvillimin e demokracisë.
TUNIZ – Përfaqësuesja e
OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović, nderoi sot, në prag të 3 Majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, guximin e punonjësve të medias dhe theksoi rolin thelbësor të tyre në zhvillimin e demokracisë.
"Admiroj përpjekjet tuaja të patrembura për të thënë të vërtetën. Do të jetonim në një botë shumë ndryshe, nëse nuk do të kishim një media të fuqishme e të pavarur," deklaroi Mijatović, gjatë vizitës në Tuniz, ku po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare për lirinë e medias. "Duke vënë në rrezik sigurinë tuaj, madje dhe vetë jetën për shkak të detyrës, ju vazhdoni të përmbushni me guxim misionin tuaj”.
"Në këtë moment, ndërsa festojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, shumë gazetarë ndodhen pas hekurave dhe shumë të tjerë ende presin për drejtësi", theksoi ajo.
"Unë do të vazhdoj të nxis qeveritë që të zgjidhin të gjitha rastet e dhunës ndaj gazetarëve dhe t'i japin fundit mosndëshkimit të kriminelëve, me qëllim për ta bërë rajonin tonë më të mirë dhe më të sigurt për raportimin e lajmeve. Do të vazhdoj të jem kundër ligjeve kufizuese dhe praktikave që mbysin zërat e pavarur dhe kritikë të medias, offline dhe online.”
“Revolucioni dixhital dhe teknologjitë moderne të internetit kanë ndryshuar metodat tuaja, por jo thelbin e punës suaj. Ato kanë mundësuar që mbledhja dhe shpërndarja e lajmeve të bëhet më shpejt dhe më lehtë, por nuk kanë eliminuar nevojën për raportim investigativ në mënyrë profesionale."
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, së bashku me tre relatorët e tjerë të posaçëm për lirinë e medias nga Kombet e Bashkuara, Organizata e Shteteve Amerikane dhe Komisioni Afrikan për të Drejtat e Njeriut dhe të Kombeve, do të marrin pjesë nesër në një konferencë të UNESCO-s dedikuar Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21