DIVJAKË-KARAVASTA - Aktivitet në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, me rastin e Ditës Botërore të Turizmit. Të pranishëm në këtë aktivitet, të organizuar edhe me mbështetjen e Bashkisë Divjakë, ishin ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ambasadorë, deputeti i zonës dhe kryetari i komisionit të ekonomisë, Erjon Braҫe, si edhe përfaqësues të ndryshëm nga shoqatat e turizmit dhe atyre në mbrojtje të mjedisit.
Në fjalën e saj, ministrja Gjermeni nënvizoi simbolikën e zhvillimit të aktivitetit në Divjakë, në Lagunën e Karavastasë, si një zonë që i ka rezistuar ndërtimeve pa leje dhe shkatërrimit për të dhënë mesazhin për mbrojtjen e vlerave dhe pasurive natyrore që ne kemi.
"Laguna e Karavastasë shërben si një shembull ideal për të treguar se mbrojtja dhe menaxhimi i duhur i kësaj vlere kombëtare është një stimul më shumë jo vetëm për banorët e zonës, por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri. Jam këtu në Divjakë sot për të treguar se kjo Lagunë është një model shumë i mirë, jo vetëm për të promovuar vlerat natyrore dhe turistike, por edhe për të theksuar domosdoshmërinë për mbrojtjen me fanatizëm në këtyre zonave nga ndërhyrjet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje dhe nga shkatërrimi.”
Gjithashtu, ministrja Gjermeni vuri theksin te zhvillimi i industrisë së turizmit si një sektor që gjeneron vende të reja pune. „Qeveria ka të përfshirë në program krijimin e 300 mijë vendeve të reja të punës dhe një pjesë e tyre pritet të vijnë pikërisht nga një zhvillim i qëndrueshëm i turizmit, por meqë jemi në Divjakë, edhe nga bujqësia, duke qenë se kjo është një nga zonat me pjellore të vendit dhe një pjesë e produkteve shkojnë edhe për eksport.
“Fjalë rasti në aktivitet mbajtën edhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deputeti i zonës, Erjon Braҫe, kryetari i Bashkisë së Divjakës, z. Fredi Kokoneshi, si edhe përfaqësues të shoqatave të turizmit dhe atyre në mbrojtje të mjedisit. Dita Botërore e Turizmit shënohet ҫdo 27 shtator për të sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar opinionin në mbarë botën për vlerat e turizmit. Motoja e këtij viti ishte „Turizmi dhe Uji“, ndërsa aktiviteti kryesor është zhvilluar në Ishujt Maldive.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com