Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut, mesazhi i Presidentit Meta: Të mposhtim indiferencën dhe t’i bashkohemi kësaj kauze

Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut, mesazhi i Presidentit Meta: Të mposhtim indiferencën dhe t’i bashkohemi kësaj kauze

Një i ri dhuron gjak

Në Ditën Botërorë të Dhuruesve të Gjakut, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekoroi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Presidentin e parë të Kryqit të Kuq Shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore, Dr. Elmaz Konjarin (pas vdekjes): “Në vlerësim të drejtimit dhe kontributit të shquar si President i Kryqit të Kuq Shqiptar gjatë viteve 1945-1946. M

e mirënjohje ndaj angazhimit të vyer, të dhënë për ringritjen dhe veprimtarinë humanitare të Kryqit të Kuq Shqiptar, duke i ardhur ndihmë popullatës së Shqipërisë në momentet më kritike të pas Luftës së Dytë Botërore”.

Në fjalën e tij në ceremoni Meta tha se është e rëndësishme të mposhtet indiferenca dhe të gjithë bashkohen në këtë kauzë.

“Dhuruesit e gjakut shpëtojnë jetë njerëzish çdo ditë, përmes aktit të tyre, veçanërisht, po të mendojmë se, në çdo sekondë, një njeri në botë ka nevojë për transfusion gjaku, për të mbijetuar. Në çdo vend, ndërhyrjet kirurgjikale, traumat, aksidentet, anemia, komplikacionet gjatë lindjes apo sëmundje si talasemia kërkojnë gjak, disponibiliteti i të cilit varet nga bujaria e njerëzve si ju, që e dhurojnë atë. Vijmë pas një periudhe shumë të vështirë, atë të Pandemisë Covid-19, që vuri në sprovë të fortë sistemet shëndetësore, sepse kur shëndeti i njerëzve është në rrezik, çdo gjë tjetër është në rrezik. Asnjë shoqëri nuk mund të ecë përpara, nëse popullsia e vendit nuk është e shëndetshme. Ashtu si edhe nga ana tjetër, shëndeti i popullsisë është thelbësor për paqen, sigurinë dhe mbarëvajtjen e çdo vendi”, tha Meta.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg