Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, presidenti i FSHF-së Armando Duka, ka uruar gazetarët sportivë për misionin e tyre të sjelljes së emocioneve të këtij sporti sa më afër publikut. Numri 1 i FSHF-së inkurajoi gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të japin kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e futbollit shqiptar.
“Të dashur miq të medias!
Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit unë dëshiroj t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në misionin tuaj fisnik!
Futbolli, loja jonë e përbashkët, duhet mbështetur nga të gjithë. FSHF dhe gazetarët sportivë janë në të njëjtin front: ne për ta bërë më të mirë lojën dhe ju për ta mbështetur atë.
Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të gjithë përfaqësuesit e medias sportive të na ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.
Media si pushteti i katërt ka një rëndësi shumë të madhe për shoqërinë shqiptare dhe për informimin e opinionit publik. Dua të vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e gazetarëve sportivë në Shqipëri ndër vite, veçanërisht përgjatë tranzicionit të 30 viteve të fundit.
Sporti i futbollit sjell kënaqësi e emocione dhe janë gazetarët ata që ua transmetojnë këto emocione shqiptarëve. Jeni ju që e sillni botën e sportit dhe veçanërisht atë të futbollit më pranë sportdashësve shqiptarë me raportimet tuaja të përditshme.
Edhe një herë ju shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë dhe uroj që në të ardhmen bashkëpunimi ynë të jetë edhe më i mirë!”
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3459
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor, 14:15
-
Refik Halili nuk përmbahet, sulmon Armand Dukën: Këtu vriten për 500 lekë, ju po më shkatërroni miliona euro! Do na kenë në derën e shtëpive, kam besim vetëm te Edi Rama
1 Dhjetor, 21:35
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor, 19:48
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Evropiani 2027 me Serbinë, Tifozat Kuq e Zi kundër Armand Dukës: Tradhti, dhjetëra mijëra të vrarë dhe gra të dhunuara
20 Nëntor, 16:20
-
Thirrjet 'Serbi, Serbi', Armando Duka del kundër Kosovës: Gabuan që bojkotuan ndeshjen
20 Nëntor, 12:58
-
Vrasja e 14 vjeçarit në Tiranë/ Armand Duka: Një kampion i vogël tashmë do ta ndjekë nga lart pasionin e tij
19 Nëntor, 08:43
-
Me pjesmarrjen e 55 anëtarëve, mbahet në Tiranë mbledhja e rëndësishme e UEFA-s
29 Tetor, 10:45
-
Incidenti me flamurin në Çeki, Shakohoxha akuzon drejtuesit e FSHF-së: Rrinin si bufa në tribunë dhe nuk reaguan
16 Tetor, 13:55
-
Igli Tare sulmon ashpër Armand Dukën, për bashkëpunimin me Serbinë dhe lejimin pa kriter të lojtarëve të huaj në Superiore
16 Tetor, 12:11
-
'Dardanët' sulmojnë Armand Dukën: Vëllau vëllaun nuk e lëndon, me hasëm shekullor marrëveshje nuk bën
16 Tetor, 08:57
-
FOTOLAJM/ Pas humbjes turpëruese me Çekinë, FSHF bllokon komentet ndaj tifozëve të kombëtares
12 Tetor, 16:23