Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vlerësoi infermierët për punën e tyre në situatën e vështirë të pandemisë së COVID. Gjatë fjalës së saj në aktivitetin e mbajtur nga 'Urdhri i Infermierëve', në kuadër të Ditës Botërore të Infermierëve, Manastirliu u shpreh se janë mbi 500 mijë mjekë e infermierë që përfitojnë bonusin special.
"Mbi 5000 mijë mjekë e infermierë të shërbimeve COVID përfitojnë bonusin special mbi pagën dhe rritja me 40% e pagave në një kohë të pandemisë tregoi edhe njëherë mbështetjen tonë të pakursyer për ata që kujdesen për jetën e njerëzve. Mirënjohja ime sot shkon për çdo infermiere e infermier kudo ku shërben, nga veriu në jug, nga qendrat e largëta shëndetësore, në spitalet terciare", u shpreh Manastirliu.
Duke e konsideruar një humbje të madhe për sistemin shëndetësor, në fjalën e saj, Manastirliu kujtoi 11 infermierët që humbën betejën me COVID19.
Ministrja Manastirliu nënvizoi gjatë fjalës së saj se vaksinatorët në gjithë vendin po bëjnë një punë shembullore në procesin e vaksinimit masiv.
"E teksa në spitalet COVID vijon beteja me virusin e rrezikshëm për të shpëtuar jetë, janë sërish infermierët, ekipet tona të palodhura të vaksinatorëvë në të gjithë vendin, që po çojnë përpara shpresën për të dalë një orë e më parë nga tuneli I pandemisë, përmes një procesi shembullor të vaksinimit masiv ku deri më sot kemi kryer më shumë se 630 mijë vaksinime. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka kemi në dorë, për të realizuar planin tonë ambicioz të vaksinimit masiv; për të kryer 1 milion vaksinime brenda qershorit e për të përmbushur në pranverën e ardhshme, planin kombëtar të vaksinimit", u shpreh Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi infermierët në të gjithë sistemin shëndetësor, duke theksuar se punësimi i tyre me transparencë nuk do të ketë më kthim mbrapa.
"Sot, 3 vjet më vonë, e them me krenari se portali Infermierë për Shqipërinë është një histori suksesi dhe se nuk do të ketë më asnjëherë kthim prapa. Sepse janë punësuar më shumë se 3 mijë infermierë përmes këtij portali, të cilët sot e kanë një vend pune, falë dijes e zotësisë së tyre", tha Manastirliu.
Lajmi kryesor:
Rama: Fëmijët e të rënëve në krye të detyrës ndihmë të posaçme nga shteti deri në moshën 18-vjeç! Kim-Soreca: SHBA dhe BE krah jush (VIDEO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.4%
-
Gafë
51.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 09:51
-
E prodhojmë vetë energjinë? Përgjigjet Rama: Legjendë mediatike! Kur të fitojmë sovranitetin energjitik atëherë po, ulja e çmimit historike
9 Janar, 09:37
-
'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit
9 Janar, 08:09
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Meta intervistë nga qelia nr. 5: Arrestimi im mafioz dhe banditesk, i pari i mora unë në pyetje prokurorët e SPAK! Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj
8 Janar, 19:46
-
Akuzat se uli çmimin e energjisë për zgjedhjet, Rama: E pavërtetë, s' kemi bërë asgjë me karakter elektoral vite më parë, jo tani që marrim fitoren e 10 radhazi
8 Janar, 19:22