Çdo ditë, në pavijonet pediatrike, zhvillohet një betejë e heshtur. Fëmijë që përballen me kancerin dhe mjekë që luftojnë orë pas ore për t’u dhënë një shans më shumë. 15 Shkurti, Dita Botërore e Kancerit Pediatrik, është një kujtesë e fortë se kjo luftë nuk ndalet.
Diagnostikimi i hershëm mbetet arma më e fortë. Sa më shpejt të kapet sëmundja, aq më shumë rriten shanset për shërim dhe për një të ardhme normale për këta fëmijë.
Mirela Xhafa, mjeke onkohematologe pediatre në QSUT, thotë se forma më e shpeshtë është leucemia akute, e njohur si kanceri i gjakut. Pas saj vijnë tumoret e trurit, limfomat dhe rreth 15% përbëhen nga tumore të tjera.
“Ne këtu aktualisht luftojmë çdo ditë, çdo orë me këto patologji. Vlerësimi në kohë është i rëndësishëm. Pacientët duhet të paraqiten kur kanë simptoma, por edhe të kryejnë vizita rutinë që nuk duhen neglizhuar”, thotë ajo.
"Temperaturë e zgjatur, zbehje, lodhje, bark i fryrë, zmadhim të gjëndrave limfatike. Janë shenja që kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Hapi i parë është pediatri i bazës, më pas specialisti", shpjegon ajo.
Në vendet e zhvilluara, niveli i shërimit arrin deri në 85%. Në vendet me zhvillim më të ulët, shifra zbret në rreth 40%. Diferenca është e madhe, por mesazhi është i qartë: reagimi i shpejtë shpëton jetë dhe u jep fëmijëve një të ardhme më të sigurt.
U.D/R.Xh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
58.9%
-
Jo
35%
-
Jam i/e dyzuar
6.1%
Vota total: 163
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sipërmarrësi italian (me diabet) vdes në QSUT 4 ditë pas ngushtimit të stomakut te 'Trita Hospital' në Tiranë. Kirurgu i Milanos në hetim. Familja: Duam drejtësi
7 Shkurt, 11:14
-
Vdekja e 3-vjeçarit nga ndërhyrja në dhëmbë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 mjekë! Roland, Ina Xhaxho dhe Marta Gina akuzohen për vrasje nga pakujdesia
6 Shkurt, 10:49
-
Në 2025 mbi 7 mijë raste me kancer, 2.5% rritje çdo vit! Dominon kanceri i gjirit, shtohen rastet në aparatin tretës
5 Shkurt, 19:09
-
'Kanceri, sfidë e përbashkët e shoqërisë'! Ministrja Sala: Të avancojmë për transformimin në fushën e onkologjisë
5 Shkurt, 13:54
-
Sot Dita Botërore e kancerit, Ministria e Shëndetësisë: Diagnostikimi i hershëm janë çelësi për një jetë më të shëndetshme
4 Shkurt, 13:28
-
QSUT pa mirëmbajtje, tenderi për gjeneratorët hapet në prill! Onkologjiku, gara për akseleratorët hapet në dhjetor
3 Shkurt, 19:57
-
Kardiologjia në QSUT: 599 implantime dhe mbi 2 900 procedura PCI e koronarografi
31 Janar, 10:29
-
Piku i gripit sezonal, mbi 100 pacientë në ditë në infektiv, 40% kërkojnë shtrim! Mjekët: Më të rrezikuar të moshuarit
30 Janar, 19:27
-
Prej 11 ditësh i shtruar në spital! Përmirësohet lehtë shëndeti i drejtorit të burgut të Durrësit pasi pësoi hemorragji celebrale
30 Janar, 13:24
-
Kanceri i qafës së mitrës, ulet në 35 vjeç mosha e depistimit! Faktor risku, 'HPV' e duhanpirja
24 Janar, 16:13
-
Reanimacioni mbeti pa drita! Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse në QSUT: Pati avari pas ndezjes së gjeneratorit, linja kryesore u rregullua në pak minuta (VIDEO)
22 Janar, 14:42
-
Blackout-i në Tiranë/ Gjeneratori i QSUT nuk funksionoi, Reanimacioni 30 minuta pa energji! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën
20 Janar, 14:59