Dita Botërore e Librit, ja
përse festohet më 23 prill

Dita Botërore e Librit, ja<br />përse festohet më 23 prill
Në të gjithë botën, sot festohet Dita e Librit dhe e Drejta e Autorit. Kjo ditë është padyshim ngjarja më e sponsorizuar nga UNESKO për të nxitur leximin, botimin e librave dhe mbrojtjen e pronës intelektuale nëpërmjet të drejtës së autorit.

Por përse Dita e Librit festohet më 23 prill?
Dita Botërore e Librit festohet që nga viti 1996 më 23 prill, pasi ajo lidhet me 3 shkrimtarë të mëdhenj.  Në prill të vitit 1616 ndërruan jetë 3 shkrimtarët Miguel de Cervantes, William Shakespeare dhe Garcilaso de la Vega.

Por kjo ditë lidhet po ashtu edhe me ditëlindjen e shkrimtarit francez Maurice, të rusit Vladimir Nabokov, kolumbianit Manuel Mejía Vallejo dhe fituesit islandes të Nobel Halldór Laxness.

Në këtë ditë në mbarë botën organizohen aktivitete të ndryshme që kanë në fokus nxitjen e leximit dhe respektimin e të drejtës së autorit.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri