'Dita botërore e makaronave', kombinimi i botës në një pjatë që përfaqëson Italinë por që edhe në Shqipëri

Dita botërore e makaronave. Kombinimi i botës në një pjatë, me një produkt që, më shumë se shumë të tjerë, përfaqëson Italinë por që edhe në Shqipëri preferohet në masë të gjerë.

Kur fjalët nuk janë të mjaftueshme makaronat hyjnë në lojë dhe në 25 tetor ne bashkë me to do të festojmë "Ditën Botërore të Makaronave".

Prej mijra vitesh makaronat i janë nënshtuar fantazive më të çmendura të kuzhinierëve por këtë vit, ato Al Dente’ do të jenë konkuruese në festivalin mbarëbotërorë me pjesëmarrjen e 130 restoranteve elitarë në Itali dhe jashtë saj. Nga Roma në Milano, nga Londra në Nju Jork, nga Parisi në Dubai ka shumë nisma të planifikuara për të nderuar një specialitet të vlerësuar nga shumë dhe kaq shumë.

Por çfarë e bën atë kaq të veçantë pjatën me makarona?

Për kuzhinierin ‘me shumë yje’ Heinz Beck sekreti i makaronave është se "të gjithë kanë sekretin e tyre dhe se të gjithë i duan ato" dhe kuzhinierët janë tëprivilegjuar të provojnë mënyra të reja krijuese për ta interpretuar atë në pjatë.

‘Ditë Botërore e Makaronave’ do të jetë pasqyrim i asaj që do të hamë në 30 vjet.

Makaronat janë një sukses i dëshmuar nga numrat: në 10 vjet, konsumi i makaronave pothuajse është dyfishuar, duke shkuar nga 9 në rreth 15 milion ton në vit.

Edhe në vendin tonë, sipas burimeve të pakonfirmuara, 9 nga 10 shqiptarë hanë makarona mesatarisht 3 herë në javë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje