Në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down, banorët e Big Brother VIP janë surprizuar nga vëllai i madh, pasi brenda shtëpisë kanë hyrë disa fëmijë dhe të rinj për të luajtur me banorët.

Banorët u lumturuan nga ardhja e tyre dhe i mirëpritën me shumë dashuri.

Ata kanë sjellë një atmosferë shumë  të këndshme në shtëpi duke kënduar, kërcyer, gjithashtu dhe duke luajtur me banorët.

Ardhja e tyre jo vetëm ka shtensionuar situatën në shtëpi por ka bërë bashkë lojtarët për të gëzuar me fëmijët. Ardhja e fëmijëve dhe të rinjve me sindromën down në shtëpinë e Big Brother VIP u konsiderua si një nga momentet më të bukura dhe emocionuese për ta deri më tani.