Dita Botërore e Talasemisë/ Presidenti Meta : Opinioni publik duhet të ndërgjegjësohet!
Gjatë Konferences të organizuar nën kujdesin e presidentit të organizatës së dhuruesve vullnetarë të gjakut, Natale Capodicasa, presidenti Meta i dha shoqatës së talasemikëve edhe një titull për merita të veçanta civile
Ilir Meta gjate aktivitetit te sotem per talasemine
“Të parandalosh Talaseminë është e mundur” , ishte ky slogani i konferencës i cili u organizua ditën e sotme nga shoqata e talasemikëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Organizatën shqiptare të dhuruesve vullnetarë të gjakut si dhe shoqatës italiane të dhuruesve të gjakut “Avis” Olbia në kuadër të ditës botërore të talasemisë. Në këtë konferencë ishin pjesëmarrës Presidenti i vendit Ilir Meta, ambasadori italian në Shqipëri Alberto Cutillo dhe të tjerë emra e personalitete të njohur.
Zoti Meta shprehu nevojën që të gjithë të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen duke marrë më shumë informacion rreth kësaj sëmundjeje.
Ndërkaq Ambasadori italian në vendin tonë Alberto Cutillo e vendos shëndetin e pacientëve në vend të parë.
Kryetarët e shoqatave për talaseminë dhe dhurimin e gjakut , në fjalën e tyre shprehin nevojën që qytetarët duhet të kenë një ndërgjegjësim më të madh rreth kësaj sëmundjeje.
E pranishme në konferencë, Ermela Zenelaj , një paciente e diagnostikuar me talasemi tregoi se siguria e medikamenteve që të sëmurët marrin është gjëja më shqetësuese e përditshmërisë së tyre.
Gjatë Konferences të organizuar nën kujdesin e presidentit të organizatës së dhuruesve vullnetarë të gjakut, Natale Capodicasa, presidenti Meta i dha shoqatës së talasemikëve edhe një titull për merita të veçanta civile dhe pas fjalës së tij ai vetë dhuroi gjak i cili do të shkojë në ndihmë të personave me talasemi.
Në Shqipëri frekuenca e bartësve të sëmundjes gjenetike të talasemisë llogaritet rreth 7%, afërsisht 200 000 persona dhe vihet re më së shumti në zonat e ultësirës perëndimore.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3536
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor, 15:30
-
VIDEO - Monika Kryemadhi në GjKKO, shpërthen ndaj gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë
13 Dhjetor, 13:36
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor, 11:16
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
Mars 2008/ Akuza e rëndë në sallën e kuvendit, Ilir Meta: Ju nuk e dini, por Sali Berisha ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë
7 Dhjetor, 11:33
-
'Berisha u ndihmua nga Suel Çela', Haklaj: Ilir Meta me 20 shtëpi, ngre militantët në protestë
6 Dhjetor, 19:37
-
Berisha tregon pse braktisi protestën e Metës: Ishim të ftuar, por e organizoi PL, jo koalicioni
6 Dhjetor, 15:10