Dita Botërore e Ushqimit/ 'Credins Bank' mbështetje familjeve në nevojë në Vorë, Gërdec e Laprakë

Në Ditën Botërore të Ushqimit, Credins Bank në bashkëpunim dhe me Kryqin e Kuq Shqiptar u solidarizua për të mbështetur disa familje në nevojë me ndihma ushqimore në zonën e Vorës, Gërdecit, Laprakës dhe Paskuqanit në vijim dhe të objektivave të OKB për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë.

Credins Bank' gjithmonë në mbështetje të shtresave në nevojë. Kjo nismë ishte në bashkëpunim me Kryqin e Kuq duke përzgjedhur disa familje të cilat jetojnë në kushte të mjerueshme sic edhe duket. Kemi përgatitur disa pako me ushqime për të gjitha këto familje dhe kemi bërë shpërndarjen në të gjitha zonat e përcaktuara nga një listë nga Kryqi i Kuq'' u shpreh Ervina Hoxha, departamenti i marketingut, 'Credins Bank'.

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Shqiptar falenderuan 'Crendis Bank' që gjithmonë ka qenë një partnere përmes kontributit të dhënë, ndërsa theksuan rëndësinë që ka përfshirja e bizneseve në fushata që iu vijnë në ndihmë familjeve në nevojë.

Jemi gjithmonë mirënjohës të gjithë atyre që i përgjigjen thirrjes së Kryqit të Kuq për tu bashkuar që sa më shumë familje të ndihmohen dhe patjetër që kanë mirënjohje jo vetëm të organizatës tonë por dhe të gjithë familjeve. Kujtojmë se Tirana është qytet i madhë, bashkë me rrethinat bëhen një numër i pafund familjesh që kanë nevojë të vazhdueshme për bazën ushqimore.

Është e rëndësishme që të theksojmë që partnerët tanë kryesorë janë bizneset, janë njerëzit që duan të kontribuojnë. Ne sot kemi përzgjedhur disa nga familjet në kushte më të vështira ekonomike dhe sa më shumë solidarizohemi aq më shumë kemi nenvojë ti ndihmojmë” tha përfaqësuesi i Kryqit të Kuq Shqiptar.

Sipas znj. Hoxha përmes nismave që pritet të ndërmerren në të ardhmen, 'Credins Bank' do të vazhdojë të kontribuojë duke zbutur sado pak varfërinë në familjet më në nevojë. “Banka jonë gjithmonë ka mbështetur shtresat në nevojë. Ka qenë gjithmonë fokusi jonë akoma më shumë në këtë ditë kaq të veçantë.

Ne ditët në vazhdim kemi projekte të tjera që prekin pikërisht familjet më në nevojë për të qenë sadopak  pjesë e vuajtjes dhe e dhimbjes së tyre” tha Ervina Hoxha, departamenti i Marketingut, 'Credins Bank'. 16 Tetori, që shënon Ditën Botërore te Ushqimit, shërben si një ditë ku organizata të ndryshme joqeveritare iu bëjnë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve, që në agjendën e tyre të kenë prioritet luftën kundër urisë dhe varfërisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës