TIRANE- Një tjetër i burgosur politik është detyruar të ndërpresë për pak kohë grevën e urisë dhe të dërgohet me urgjencë drejt Qendrës spitalore “Nënë Tereza”. Petrit Lipo është shtruar me urgjencë në QSUT, sot në ditën e 10-të të grevës së urisë e cila po zhvillohet në dy çadra të vendosura në një shesh të hapur në lagjen “Komuna e Parisit”.
Sipas kryetarit të shoqatës së ish të burgosurve politikë Skënder Tufa ky është i 9-ti grevist i cili është shtuar në spital që prej fillimit të grevës.
“Mjekët nuk po kujdesen për ne. Gjëndja e ish të burgosurve ssa po vjen e agravohet. I bëj apel qeverisë të kthejë kokën e të mos mendojë se kjo grevë do kalojë në heshtje. Vendosmëria e tyre (grevistëve) është e madhe. Llazi Koçi (grevisti i cili u shtrua dje në spital) sa mori surumin është kthyer mes nesh, dhe Petriti sa u përmend dhe pa që ishte në spital deklaroi se do të kthehet sërish në grevë”- deklaroi Skëder Tufa në një prononcim telefonik për Tv A1 Report.
DJE U SHTRUA NJE TJETER GREVIST
Gjatë ditës së djeshme ish i burgosuri politik Llazi Koçi, 56 vjeç ndërpreu grevën dhe u shtrua në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore, aritmi e lodhje. Pas mjekimit ai iu rikthye grevës, ndërkohë që grevisti tjetër Petrit Muka, ndodhet në reanimacion i shtruar pak ditë më parë pasi kishte pësuar një infarkt. Gjatë ditës së djeshme ish të burgosurit politikë u vizituan nga ambasadori i BE, Etore Sequi dhe lideri i PS, Edi Rama i shoqeruar nga deputeti Pandeli Majko.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tetë kërkesat e ish të burgosurve politikë