Me të rënë mbrëmja, protestuesit lanë Ministrinë e Arsimit ku nisën të grumbulloheshin prej orës 14:00 dhe marshuan te kryeministria.
Në sofrën e dialogut vendosën disa foto të Edi Ramës e Aleksandër Vuçiçit, që më pas u vunë edhe flakën. Situata aktuale paraqitet e qetë dhe pa ndonjë incident.
Si edhe ditët e tjera, edhe në ditën e 14-të, vijon të ketë prani të protestuesve të maskuar.
Një ditë më parë, protestuesit e nisën protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit duke hedhur disa gurë, ndërsa më pas i zhvendosën sulmet në bulevardin para kryeministrisë.
Atje, hodhën gurë, molotovë e fishekzjarrë drejt Kryesisë së Kuvendit e efektivëve, ndërsa kryeministrisë i thyen dritare e ndriçues. Ssulmet e tyre iu drejtuan edhe disa bizneseve e bankave të nivelit të dytë te Kullat Binjake.
Ishte ndërhyrja e policisë me ujë, gaz lotsjellës e spray me piper që solli shpërndarjen e tyre rreth orës 19:30.
Lajm në përditësim...
Protestuesit kanë lënë mbi sofrën e dialogut foto të kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili humbi zgjedhjet të dielën. Më pas u vënë edhe flakën.
Fotot janë të realizuara me Inteligjencë Artificiale ku të dy liderët shihen duke qarë para një kutie votimi. Vuçiç mban në dorë një letër ku lexon ‘zgjedhjet’ ndërsa pas tyre ndodhen protestuesit me pankartën ‘fitore.’ Në kutinë e votimit është shkruar ‘humbëm.’
Para kryeministrisë, vihet re se ka edhe prani të protestuesve të maskuar.









Komente
Komento