Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka njoftuar armëpushimin 5 ditor me Iranin pas dy ditë bisedimeve të suksesshme mes dy vendeve. Trump thotë se vijimi i marrëdhënieve do të varet nga suksesi i grupeve negociatore ndërsa për 5 ditët e ardhshme nuk do të sulmohen centralet energjetike iraniane.

“Jam i kënaqur të raportoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendi i Iranit kanë pasur, gjatë dy ditëve të fundit, bisedime shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë dhe përfundimtare të armiqësive tona në Lindjen e Mesme. Bazuar në karakterin dhe tonin e këtyre bisedimeve të thelluara, të detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, kam udhëzuar Departamentin e Luftës të shtyjë çdo dhe të gjitha sulmet ushtarake kundër centraleve energjetike dhe infrastrukturës së energjisë iraniane për një periudhë pesëditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vijim. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump në rrjete sociale.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump shtyn me 5 ditë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit: Bisedimet me ta, kanë shkuar mirë! Teherani e mohon: S’ka pasur negociata