Dita e 3-të e Nobel-it
ndahen çmimet e Kimisë

Dita e 3-të e Nobel-it <br />ndahen çmimet e Kimisë
Çmimi Nobel për Kiminë shkon për Robert Lefkowitz dhe Brian Kobilka. Çmimi Nobel 2012 për Kiminë ka shkuar për dy studiuesit amerikan puna e të cilëve hodhi dritë në mënyrën sesi miliarda qeliza të trupit tonë arrijnë të perceptojnë mjedisin.

Fokusi i punës së tyre ka qenë tek proteinat e quajtura G, receptorët çift, një sërë proteinash të cilat depërtojnë murin e qelizave. Të kuptuarit rreth mënyrës sesi këto proteina funksionojnë ka qenë vendimtare për të kuptuar kompleksitetin e këtij bashkëveprimi si dhe sinjalet ndërmjet qelizave.
Robert Lefkoëits dhe Brian Kobilka, të dy amerikanë, do të ndajnë çmimin prej 8 milion kron suedez (1,2 milion dollarë).

Çmimi i parë Nobel për kiminë iu dha Dutchman Jacobus van't Hoff, për punën e tij kërkimore në normat e kërkimit si dhe presionit ozmonik.
Numri total i çmimeve Nobel në kimi tashmë ka arritur në 163.

Gjatë ditës së hënë çmimi i mjekësisë dhe psikologjisë iu dha anglezit John Gurdon dhe japonezit Shinya Yamanaka për shndërrimin e qelizave të faturuara në qeliza të reja. Ndërsa ditën e mart cmimi për fizikën shkoi për francezin Serge Haroche si dhe amerikanin David Wineland për punën e tyre lidhur me bashkëveprimin midis dritës dhe materies.

Çmimi i letërsisë dhe ai i paqes pritet të shpallen gjatë javës, ndërkohë që çmimi për ekonominë do të jepet ditën e hënë.

(ed.ka/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat