Protestuesit u grumbulluan në sheshin Skënderbej në Tiranë, në ditën e 46-të të protestës, ku kërkohet largimi i Qeverisë dhe i gjithë klasës politike.

Me simbole Kombëtare, flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, protestuesit kanë bërë thirrje për arrestimin e kryeministrit Edi Rama, ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kryedemokratit Sali Berisha.

Më pas ata marshuan drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe u ndalën para godinës së Kryeministrisë, ku nisi edhe mbajtja e fjalimeve.

Aktivistja Luçiana Kokaj gjatë fjalës së saj në tubimin para Kryeministrisë, tha se protestat që po zhvillohen në Tiranë, i kanë arritur qëllimet për të cilat nisën.

Kokaj tha se protestat në Tiranë bënë që Euro-Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, t’ja vendosë si detyrim qeverisë pranimin dhe shqyrtimin e disa prej kërkesave të protestuesve.

Qeveria vazhdon çdo ditë me propagandën e saj, por protesta i ka arritur shumë qëllimet e saj, që Marta Kos u detyrua që t’ja vejë detyrim qeverisë pranimin dhe zbatimin e disa prej kërkesave tona. Kjo është një fitore e madhe për ne. Ia kemi dalë më së miri dhe do ja dalim çdo ditë e më shumë. Anulimi i ligjit 21/24 do jetë fitorja jonë e parë, por beteja jona do mbarojë kur këta të shporren”, tha mes të tjerash Kokaj.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:27
‘Do e kisha spastruar etnikisht Kosovën’- Organizatori Xhemalaj thirrje Ramës nga protesta: Shpalle ‘non grata’ ministren serbe!

1784140088_trxzsyuioi.jpg

Një prej organizatorëve të protestës, Ilir Xhemalaj, nga tubimi para Kryeministrisë i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shpallë non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç, pasi ajo tha 2 ditë më parë se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.

“Ka 48 orë që një ministre serbe ka shpallur se do të bënte spastrim etnik mbi shqiptarët. I kërkoj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama i cili deri më sot nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar të qeverisë ndaj kësaj zonje, duhet që ta shpallin non grata. Ky shesh e ka shpallur non grata ministren serbe, Edi Ramën dhe Vuçiçin. Ishte në Bruksel dhe kërkoi të na hidhte hi syve. Rama sot ka dalë lakuriq para gjithë botës”, tha mes të tjerash organizatori Ilir Xhemalaj.

Ora 20:08
Aktivistja Kokaj nga tubimi para Kryeministrisë: Protesta i ka arritur qëllimet e saj, detyruam Marta Kos që t’i impononte qeverisë pranimin e kërkesave tona

1784138971_tryxuii.jpg