Një prej organizatorëve të protestës, Ilir Xhemalaj, nga tubimi para Kryeministrisë i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shpallë non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç, pasi ajo tha 2 ditë më parë se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.

“Ka 48 orë që një ministre serbe ka shpallur se do të bënte spastrim etnik mbi shqiptarët. I kërkoj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama i cili deri më sot nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar të qeverisë ndaj kësaj zonje, duhet që ta shpallin non grata. Ky shesh e ka shpallur non grata ministren serbe, Edi Ramën dhe Vuçiçin. Ishte në Bruksel dhe kërkoi të na hidhte hi syve. Rama sot ka dalë lakuriq para gjithë botës”, tha mes të tjerash organizatori Ilir Xhemalaj.


Lajmi kryesor:

Protesta/ Shpalosen të tjera kërkesa, Gjeka: Fond Kombëtar për menaxhimin e pasurive bregdetare, fitimet t'u ndahen shqiptarëve! Sulm SHBA-së e BE: Po na fusni thikën pas shpine