Dita e 5-të e vaksinimit/ Specialistja Preza: Procesi ka qenë i qetë, s'kemi asnjë efekt! Pas Tiranës, do vijojë në Vlorë dhe Shkodër me dozat e reja

Iria Preza specialiste e fushatës së vaksinimit "Shqipëria buzëqesh", në një intervistë për Report Tv ka folur për vijimin e procesit të vaksinimit në vendin tonë, duke thënë se edhe dita e 5 që ishte sot ka shkuar shumë mirë.

Këtu ajo ka theksuar se nuk ka patur asnjë që ka refuzuar ta bëjë vaksinën, duke përjashtuar rastet si personat nën 16 vjeç, gratë shtatzënë apo personat që kanë infeksione të caktura.

"Procesi ka qenë i qetë sot dhe ka shkuar në mënyrën më të mirë si ditët e kaluara. Janë paraqitur stafi dhe personeli i linjës së parë. Skemi pasur asnjë efekt të padëshiruar. Nuk ka patur mjekë që kanë refuzuar. Kemi pasur raste të kundërindikimit. Kjo vaksinë nuk bëhet te gratë shtatzënë, te personat nën 16 vjeç, apo ato që kanë alergji të caktuar. Na ka rastisur se një personel që erdhi për tu vaksinuar para pak minutash mori vesh se ishte shtatzënë dhe se bëri", tha ajo.

Procesi i vaksinimit, ajo shtoi se do  të vazhdojë edhe në fundjavë. Procesi i vaksininit siç thotë specialistja ka nisur në Tiranë, por më pas shton se në vazhdimësi kur të vijnë sasitë e tjera të vaksinës do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Pas Tiranës në rradhë janë Vlora dhe Shkodra.

"Procesi do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës dhe unë dua të falenderoj të gjithë mjekët, vaksinatorët. që janë duke kryer këtë proces në mënyrë që të vazhdojë duke duke respektuar të gjitha rregullat. Ditët e para siç është thënë ne kemi filluar me Tiranën dhe më pas në vazhdimësi kur të vijnë sasitë e tjera të vaksinës do të shtrihemi në të gjithë Shqipërinë, në Vlorë Shkodër, për të mundësuar vaksinimin e të gjitha grupeve të rrezikuara. Për momentin ne kemi pikat e caktuara, do vijojmë me pika të tjera në Shkodër dhe Vlorë. Gjatë procesit do informojmë në lidhje me vazhdimësinë, në mënyrë që të gjitha grupet e riskuara të marrin vaksinën", shtoi ajo.

Ndërsa tha se e ka bërë vaksinën  anti-COVID, ajo u shpreh e bindur se është e sigurt dhe mbrojtëse ndaj virusit. Sakaq tha se nuk ka ndjerë asnjë efekt përveçse pak dhimbje në vendin ku ajo është aplikuar.

"E kam bërë vaksinën. Unë jam  e bindur që vaksina është e sigurt dhe mbojtëse ndaj COVID, kam pasur vetëm pak dhimbje te vendi ku kma bërë vaksinën dhe asgjë tjetër", vijoi Preza.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja