(Video, raportimi i gazetares Jerola Ziaj nga vendi ku u sulmua dhe u dogj automjeti i tv A1Report dhe nga autoblinda e policisë që përparonte në brendësi të Lazaratit)
Makina e djegur në foto në pamje të parë të krijon idenë se është katandisur në këtë gjendje pas një sulmi në Iran apo Afganistan, por në të vërtetë është makina e djegur e A1 Report, para katër ditësh (16.06.2014) në Lazarat, me të cilën po udhëtonte grupi i xhirimit të televizionit që u sulmua nga trafikantët. Katër ditë pas djegies së makinës nga ana e trafikantëve makinë tashmë ajo është spostuar në anë të rrugës për të mundësuar kalimin e mjeteve të tjera. Me këtë makinë udhëtonte stafi i A1 Report me gazetarin e aktualitetit Gert Xhaja, operatori Renis Kele, inxhinieri Kreshnik Marku dhe shoferi Hair Ismailonji, drejt Lazaratit për të raportuar për situatën atje. Rrugës për në Lazarat ata u ndaluan nga disa persona të maskuar me kapuç dhe të armatosur rëndë, trafikantët për 15 minuta kanë mbajtur peng 4 pjestarët e grupit të xhirimit duke i nxjerrë nga makina me tytën e kallashit në kokë. Ata kanë shpëtuar fatmirësisht falë ndërhyrjes së një banori të zonës me incialet A.R i cili u përball me trafikantët dhe mori në makinën e tij grupin e redaksisë së A1 Report duke i çuar pranë forcave RENEA në hyrje të fshatit.Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur lehtë shoferi Hair Ismailonji.
(Video, A1Report transmeton live me skype nga vendi ku u sulmua ekipi dhe u dogj automjeti)
Banorja e Lazaratit për “A1 Report”:Ndihemi të frikësuar dhe me ankth
Në ditën e pestë të aksionit të policisë në Lazarat, një banore thotë për “A1 Report”, se ndihen të frikësuar, edhe pse nuk kanë braktisur banesën e tyre. Banorja e Lazaratit, thotë se familja e saj nuk ka mbjellë bimë narkotike, dhe se jetojnë duke u kujdesur për 70 krerë dhi.
Lazaratasja thotë se policia mund të ushtrojnë kontroll në banesën e saj, ndërsa shprehet se “policia të vijojë të ushtrojë kontrollet e saj në Lazarat dhe të largohet, pasi ne nuk mund të jetojmë kështu me këtë ankth dhe frikë”.
(Në video, asgjesimi i kanabisit dhe situata e momenteve të fundit në Lazarat)
(Video, raportimi pasditen e sotme nga Lazarati i gazetares Jerola Ziaj)
....
Lazarat, zbulohen dy laboratorë për përpunimin e drogës në një shtëpi
Ndërkaq, dy laboratorë të tjerë që shërbenin për përpunimin e drogës janë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në një tjetër shtëpi në Lazarat. Sipas policisë, në brendësi të banesës u gjet edhe një sasi e madhe kanabisi dhe armë. Ndërkaq, njoftohet se vijon aksioni i policisë për kontrollin e banesave të fshatit Lazarat.
Sipas policisë situata në Lazarat vazhdon të jetë nën kontroll, ndërsa theksohet se vijon operacioni për asgjësimin e lëndës narkotike, si dhe sekuestrimin e objekteve të gjetura në bazën e zbuluar në qendër të fshatit. Në bazën e Lilo Brahimit rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar armë, tritol, granata, dhe 7 automatikë, me të cilët dyshohet se është qëlluar drejt policisë.
Pasi ka arritur të futet në qendër të fshatit të Lazaratit, forcat e policisë kanë zbuluar bazën më të madhe të municioneve. Kjo bazë, nga e cila grupi i banditëve qëllonte me armë ndaj policisë, i përket shtetasit Lilo Brahimi, rreth 60 vjeç. Në bazën e municioneve u gjetën mortaja, eksploziv, armë zjarri, si dhe dylbi me infra. Nisur edhe nga objektet dhe sendet e gjetura në këtë bzë rezulton se të kërkuarit nga policia janë strehuar aty, dhe më pas janë larguar bashkë me Lilo Brahimin. Sipas policisë, këta shtetas, të armatosur, nuk kanë arritur të largohen nga Lazarati, dhe strehohen diku brenda fshatit. Ndërkaq, vajza e Lilo Brahimit, rreth 35 vjeç, ka tentuar të ndalojë forcat e policisë së ushtrojë kontroll në banesë dhe në bazën ku mbaheshin municionet. Dyshohet se municionet janë marrë nga depot e armëve të Gjirokastrës, ndërsa dylbitë me infra, rezultojnë të jenë angleze.
Lazarat, forcat e policisë kanë mbërritur në brendësi të fshatit
“A1 Report” ka transmetuar live momentet e ndërhyrjes së forcave speciale në fshatin e Lazaratit. Në pamjet e transmetuara, dukeshin qartë forcat e policisë të cilët kanë avancuar në brendësi të fshatit. Në vijim të aksionit, në banesën e R.Gervenit u gjetën 150 kg drogë dhe 200 rrënjë kanabis, ndëra në banesën e E.Mahmutaj u gjetën 18 thasë me Kanabis. Po kështu, në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit, janë gjetur edhe fidanë me marijuanë.
(Në video, pamjet (PA KOMENT) të transmetuara live me skype nga A1Report gjatë përparimit të policisë)
Kontroll banesës së Gate Mahmutajt, gjenden armë dhe një radio policie
Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në shtëpinë e Gate Mahmutajt, rezulton se është gjetur një armë zjarri tip pistoletë si dhe tre armë zjarri tip kallashnikov. Ajo që bën më shumë përshtypje, është gjetja e një radioje policie, nëpërmjet së cilës ata survejonin lëvizjet e efektivëve të policisë në terren, duke u vënë kështu në dijeni të veprimeve të tyre.
(Video, policia në ambientet pranë banesës së Gate Mahmutaj)
Dy helikopterë monitorojnë nga ajri, 200 police femra i bashkohen aksionit
Intensifikohet aksioni i policisë në Lazarat, ku mesditën e sotme dy helikopterë me Forca Speciale të policisë kanë mbërritur në zonën perëndimore të fshatit, ndërsa mësohet se dy helikopterët po monitorojnë zonën nga nga ajri. Në këtë kuadër, rreth 200 police femra pritet t’i bashkohen aksionit antikanabis në Lazarat. Po sot forcat e policisë gjatë kontrollit në banesën e Lumturi Kolit ka zbuluar dhe asgjësuar 80 kg kanabis sativa. Më herët Lumturi Koli kishte akuzuar policinë për abuzime me kontrollet. Deri më tani policia ka marrë nën kontroll pjesën kryesore të fshatit, ndërsa shumë banorë kanë braktisur banesat e tyre. Ndërkaq vijojnë kontrollet e rrepta të policisë në postoblloqet e ngritura në hyrje të Lazaratit.
5 dite aksion ne Lazarat, digjen 12 ton kanabis, 800 mije rrenje kanabis, zbulohen 2 laboratore dhe prangosen 13 bandite
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 80 mijë rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 12 ton e 800 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 2 laboratorë përpunimi të bimëve narkotike, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 80 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë. Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 13 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonëjsve të policisë apo për shkatërrim prone.
(Video, dita e 5-të e aksionit policor në Lazarat)